Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Natën e mirë lider!” Tani fitojnë “të çfarëdoshmit”

2016/08/09 at 1:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Natën e mirë lider!” Tani fitojnë “të çfarëdoshmit”

Nga Michele Ainis


Demokracia, që nga koha e Perikliut, mishërohej tek një lider. Vërtetë? Tashmë, e gjithë kjo është vënë në dyshim. Sepse kudo zien një revoltë kundër elitave (Brexit ishte vetëm episodi më i fundit). Sepse kjo revoltë përkthehet në një krizë autoriteti, e cila përpin të gjithë ata që kanë pushtet social, nga profesorët tek magjistratët, nga gazetarët tek shkencëtarët. Sepse mosbesimi godet kudo, dhe pikësëpari, drejtuesit e partive, mbajtësit e pushtetit social më me influencë: atë politik. Sepse vala e mosbesimit përplaset mbi udhëheqësit e tyre kombëtarë, duke u “prerë kokat”, duke i hedhur tutje si një çorape e përdorur. Dhe në fund, duke zëvendësuar aktorin kryesor.

Provat? Mjafton të shfletosh albumet e Nëntëqindës, dhe t’i vësh përballë fotografive të çastit të këtij fillimi mijëvjeçari. “Shekulli i shkurtër” kurorëzoi një Panteon udhëheqësish, që në të njëjtën kohë ishin kampionë të jetëgjatësisë politike: personazhe si Franklin Delano Roosevelt (katër mandatev presidenciale të njëpasnjëshme: 1933-1945), ose si Helmut Kol (edhe ai katër fitore elektorale: 1982-1998). Dhe në Itali, De Gasperi, Moro, Craxi. Po tani?

Në bregun tjetër të Atlantikut, ylli në ngjitje është Donald Trump: një homunculus normalis, me të gjithë tiket dhe paragjykimet kulturore që dëgjohen nëpër bare. Jo më kot në SHBA e quajnë “The Donald”. Ndërkohë që në Itali, përtej Adriatikut, zgjedhjet e fundit lokale kanë kurorëzuar duke u dorëzuar çelësat e pushtetit, personazhe anonimë, të zakonshëm. Simboli i tyre përfaqësohet më së miri nga dy gra, të dyja pjesëtare të Lëvizjes 5 Yjet: Virginia Raggi në Romë dhe Chiara Appendino në Torino.

Në një libër të botuar në fillim të këtij viti (“Demokracia e udhëheqësve”), Mauro Calise vëren se si kriza e partive ka prodhuar një sistem vertikal, të bazuar në marrëdhënien direkte mes Shefit dhe zgjedhësve të tij. Dhe shton: nuk bën përjashtim as forma e prezantuar nga Beppe Grillo dhe Casaleggio, duke qenë se “Lëvizja 5 Yjet paraqitet si një super parti personale, mbijetesa e të cilës duket shumë e lidhur me fatet e udhëheqësit të vet”. Nuk ka asgjë më të gabuar: Casaleggio ka vdekur, Grillo është hequr mënjanë, por në ndërkohë, 5 Yjet i shumëfishon votat e veta.

Në të vërtetë, e kishte parashikuar shumë mirë Umberto Eco, me disa faqe (të paharrueshme) në vitin 1963: “Fenomenologjia e Mike Buongiornos”. Nga buronte suksesi i prezantuesit më popullor televiziv në Itali? Përgjigja: nga gafat e tij, nga italishtja bazike që fshinte krejt lidhëzat, nga mediokriteti që që shpalosej si një flamur. Buongiorno përfaqësonte njeriun mesatar, madje atë minor. Dhe ishte ekzaktësisht kjo arsyeja e pëlqimit universal për të: duke e parë në televizor, askush nuk do të mund të ndihej inferior. Shkurt, në kohën e tij, Buongiorno shprehte një ideal të ri kolektiv, një kampion me të cilin njerëzit të identifikoheshin: jo supermeni, por “everyman-i, njeriu çfarëdo.

Gjysmë shekulli më vonë, everyman-i triumfon edhe në politikë. E kishte provuar edhe Silvio Berlusconi, me të folurën e thjeshtë e të drejtpërdrejtë, me mos-honepsjen e liturgjive partiake. Por ai ishte një miliarder, një manjat i televizionit, aspak njëri prej nesh.

E ka provuar Renzi, me mënyrat e tij të spikatura, me përmbysjen e klasave të vjetra drejtuese. Por përmbysësi, nëse ka sukses, shndërrohet ai vetë në klasë drejtuese, dhe ky është një faj i pafalshëm, sipas frymës që mbizotëron në kohën tonë.

Mund të jetë ideologjia e re, pasqyrë e të cilës janë fjalorët: neo-empirizëm, neo-realizëm, neo-pozitivizëm, neo-korporativizëm, neo-kontraktualizëm, neo-ekspresionizëm, neo-gotik e kështu me radhë. Mund të jetë eksperienca horizontale që gjithësecili prej nesh përjeton në Internet, ku mbizotëron “bëje vetë!”, që nga të vetëmësuarit për sëmundje nga më të shumëllojshmet, deri tek vetëpublikimi i një libri elektronik. Por në ndërkohë, është bërë kjo sigla politike e kohës që jetojmë: demokracia e jo-liderëve.

L’Espresso – Në shqip nga bota.al

 

Etiketa: fitojneliderte zakonshmit


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Ja si duket Zanfina Ismajli pas aksidentit

Zanfina Ismaili tatuazh për nënën e ndjerë...

Dyshohet aksidenti në punë/ Punëtori i masakruar në Landfilin e Sharrës, drejtuesi i eskavatorit pa leje drejtimi

Më shtazë se kafshët!

Arrestohet aktorja e humorit, ja arsyeja

Publikohet video kur aktorja përplas tre makinat...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}