14 shtetas të huaj sirianë, 7 meshkuj e 7 femra, mes tyre edhe 5 të mitur janjë ndaluar nga policia e Shkodrës ditën e djeshme, në vendin e quajtur Shtuf, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, rezultoi se këta persona kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë – Korçë .
Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania , ku pasi të mbërrinin në destinacion do paguanin nga 1150 euro dy personave që nuk ua dinin emrat.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit sirianë për t’i dërguar në Gjermani.