Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këta janë fituesit shqiptar të medaljeve në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

2016/08/02 at 9:49 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Këta janë fituesit shqiptar të medaljeve në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Sukses mbresëlënës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), kanë shënuar edhe garuesit nga Shqipëria. Ndërsa Kosova mori një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi, nga ky kompeticion garuesit e shtetit shqiptar janë kthyer me një medalje të bronztë dhe tri mirënjohje nderi.


Shqipëria këtë vit u përfaqësua nga Gledis Kallço, Ana Peçini, Barjol Lami, Fjona Parllaku, Keivin Isufaj dhe Enea Prifti. Nxënësi Gledis Kalço, arriti të fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Ana Peçini, Barjol Lami dhe Fjona Parllaku morën medalje nderi.

Protagonistët e këtyre çmimeve kanë thënë për Telegrafin se janë të entuziazmuar më atë që kanë arritur në edicionin e 57-të të Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), të mbajtur në Hong Kong.

Njëra nga laureatët e ekipit të Shqipërisë, Ana Peçini, ka thënë për Telegrafin se në Shqipëri mungon përkrahja dhe inkurajimi i talenteve.

Sipas saj, në qoftë se do ekzistonte interesim më i madh nga ana e shoqërisë sonë dhe institucioneve shtetërore, rezultatet do ishin shumë më të kënaqshme.

“Shtetet tjera në këtë garë kanë financime prej më të ndryshmeve; që nga përgatitja, trajnimet e deri te sigurimi i biletës së udhëtimit, ndërsa ne kemi arritur deri këtu me forcat tona. Më pas i jemi falenderues edhe Shoqatës së Matematikës në Shqipëri”, ka theksuar Peçini.

Fjona Parrllaku dhe Bajrol Lami – fitues të medaljeve të nderit – kanë theksuar se janë të brengosur se si institucionet shqiptare e kanë injoruar suksesin e përfaqësueses shqiptare gjatë këtij viti në IMO.

Sipas Parllakut dhe Lamit, familjarët dhe miqtë janë ata që kanë ofruar mbështetjen e tyre maksimale në këtë rrugëtim. “Megjithatë, nuk mund të shprehemi në të njëjtën mënyrë për institucionet shqiptare. Për fat të keq, Ministria dhe autoritetet shqiptare nuk na kanë kushtuar vëmendjen dhe ndikimin e tyre”, kanë theksuar ata.

Këta dy laureatë kanë thënë se nuk kanë patur as me të voglën mbështetje, qoftë nga ana financiare, qoftë nga ajo morale; si p.sh: shpërblime apo mirënjohje për çmimet e fituara ose diçka të ngjashme.

“Kjo përbën edhe një pengesë të pakalueshme për ata që nuk kanë mundësi financiare për t’u bërë pjesë e ekipit përfaqësues në olimpiadat ndërkombëtare apo demotivim për pjesën tjetër që është e gatshme për të qenë pjesë e ekipit, por nuk siguron asnjë shpërblim – përveç atij moral”, kanë thënë Parllaku dhe Limani.

Ata kanë thënë se shpresojnë shumë që pjesëmarrësit në vitet e ardhshme të mos e kenë fatin e tyre, por ta kenë përkrahjen institucionale dhe ta prezantojnë vendin e tyre sa më dinjitetshëm, duke shtuar se janë të bindur se një ndryshim i qasjes së institucioneve ndaj këtyre garuesve do të ndikonte që rezultatet të ishin edhe më kulmore.

I kontaktuar nga Telegrafi, kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Shqipërisë, Adrian Naço, tregon për vështirësitë që po përballet shoqata. Ai ka thënë se sa i përket mbështetjes financiare ajo është pothuajse inekzistente.

“Shoqata Shqiptare e Matematikës si anëtare e olimpiadave të ndryshme ndërkombëtare siguron pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në to, por nga ana tjetër përballet me vështirësinë e sigurimit të fondeve të mjaftueshme për trainimin, promovimin dhe mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve të ekipeve në këto gara”, ka theksuar Naço.

Sipas tij, e vetmja mbështetje financiare e dhënë deri tani nga Ministria është mbulimi i gjysmës së shpenzimeve të udhëtimit për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (2014), dhe mbulimi një të katërtën e biletave të udhëtimit për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (2015).

“Të gjitha pjesëmarrjet tjera janë mbuluar nga vetë familjet e pjesëmarrësve. Është për të ardhur keq kur konstaton nga biseda me pjesëmarrës të vendeve të tjera që rasti i Shqipërisë është unik në botë sa i përket mbështetjes financiare”, ka theksuar ai.

Naço ka sqaruar se këtë vit çdo pjesëmarrës ka siguruar pjesëmarrjen nga fondet e veta personale. “Pra, secili nga pjesëmarrësit e ka përballuar koston e udhëtimit prej 1200 euro, duke mos marrë parasysh edhe shpenzimet e bëra nga vetë ata për fazat tjera”, ka shtuar ai.

Nxënësit një pjesë të suksesit të tyre ua dedikojnë profesorëve të tyre për punën vullnetare që kanë bërë me ta.

Anëtari i ekipit shqiptar, Enea Prifti, ka thënë se për të marrë pjesë në olimpiada Ndërkombëtare duhen kaluar disa faza, e të cilat sipas saj, ka arritur t’i kaloi falë punës së profesorëve Adrian Naço dhe Enkel Hysnelaj.

Edhe anëtari tjetër, Keivin Isufaj, ka falënderuar profesorët që me punën e tyre vullnetare e kanë ndihmuar ekipin e Shqipërisë të ketë sukses në këtë olimpiadë.

Ai ka thënë se gjatë kohës kur ishin nё Hong Kong, lidhjet me rrjetet sociale nuk ishin mё tё mirat, por me sa duket jehona pёr rezultatet e arritura nё atё olimpiadё ishin përhapur dhe vlerësuar nga e gjithë shoqёria shqiptare, tё njohur e tё panjohur.

“Gjej rastin tё falënderojë Shoqatën Shqiptare tё Matematikës e cila maksimalisht punoi me ne dhe na qëndroi afër duke na pёrgatitur drejt thyerjes sё frikёs mbi pёrballjen me njё eveniment tё tillё. Dua tё theksoj se ishte investimi vullnetar i trajnuesve tanё gjatё ditëve tё përgatitjeve, tё cilën profesor Adrian Naco, profesor Enkel Hysnelaj, Redi Hadёri dhe Alboreno Voci, e bёnё me njё përkushtim dhe pёrgjegjёsi tё plotё. Kёto ishin tё vetmit qё na u gjenden pranë, duke eklipsuar edhe financimet e pritshme, por qё nuk erdhën nga organe tё tjera arsimore”, ka theksuar Isufaj.

 

Etiketa: medaljetnxenesitolimpiada e matematikes


Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Kërcënohen me vdekje tre deputetë shqiptarë të Malit të Zi

Kërcënohen me vdekje tre deputetë shqiptarë të Malit të Zi

Kjo është “vajza” e Adrianit…

Kjo është "vajza" e Adrianit...

A duhet të rishikojmë qëndrimin ndaj pasurisë?

A duhet të rishikojmë qëndrimin ndaj pasurisë?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}