Miqësorja e dytë në Amerikë nuk ka shkuar mirë për Milanin, që mbrëmë u mund 2-0 nga Liverpuli. Përtej rezultatit, loja është ajo që duhet të shqetësojë më shumë Milanin, sepse Liverpuli dominoi totalisht dhe fitorja mund të ishte më e thellë. Për një orë kuqezinjtë rezistuan, por Liverpuli gjeti golin e merituar me Origin në minutën e 59-të dhe dyfishoi me Firminon në të 73-tën.
Te Liverpuli debutoi edhe blerja e rëndësishme Uijnaldum në mesfushë dhe Klop duket se ka gjetur ekuilibrat e duhur, dy javë para fillimit të Premier Ligës. E kundërta vlen për Milanin, që duket qartë që i mungon cilësia. Liverpul Milan 2-0 Golat: Origi 54, Firmino 73
Liverpul: Mignolet, Alexander Arnold, (Clyne) Klavan (Wisdom), Lovren (Brannagan), Milner (Moreno); Henderson (Randall), Wijnaldum (Stewart), Coutinho (Firmino), Lallana (Ojo), Mane (Markovic); Sturridge (Origi)
Milan: Gabriel, Abate, Vergara, Romagnoli (Paletta) Antonelli (Calabria) ; Zanellato (Poli), Bertolacci (Kucka), Montolivo; Suso (Honda), Niang (Bonaventura), L.Adriano (Matri)
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/BallControldotcom/videos/602792119880981/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]