Nerxhivane Halimi, mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur se 42 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, por sipas saj nuk ka të plagosur me armë.
“Janë 42 të lënduar, kanë marrë lëndime nga armët e ftohta dhe ndrydhje nga paniku duke ikur, por nuk ka të lënduar me armë”, raporton Klan Kosova.
Këta persona kanë mbetur të lënduar nga një incident që ka ndodh rreth orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u raportua se një person ka gjuajtur me armë teksa po mbahej festivali i birrës “Beer Fest”.