Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e vajzës që ikte me lekët e xhiros, vodhi 7 lokale

2016/07/29 at 11:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Historia e vajzës që ikte me lekët e xhiros, vodhi 7 lokale

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një hajduteje seriale, pre e së cilës janë bërë plot shtatë lokale të ndryshme në Tiranë.


Sipas Gjykatës, e pandehura Emanuela Malaj “peshkonte” lokalet që kërkonin të punësonin kameriere femra. Vajza bionde, rreth 165 cm e gjatë, prezantohej si “Ela nga Fieri” me eksperiencë pune si kameriere. Ajo merrte detyrën dhe pak para mbylljes së turnit gjente një pretekst për të dalë nga dera e lokalit ku nuk kthehej më, duke marrë me vete lekët e xhiros, apo sende me vlerë në lokal.

Përmes kësaj skeme, 31-vjeçarja, e kthyer në “makthin” e personave që e punësonin, ka bërë 7 “goditje” gjatë vitit 2015 në Tiranë. Gjatë kohës që ishte nën hetim për 5 vjedhje, në dhjetor 2015 ajo ka kryer edhe dy vjedhje të tjera. Në vendimin e shpallur më 20 korrik në Gjykatën e Tiranës, ajo u deklarua fajtore për akuzën e “vjedhjes më shumë se një herë” dhe u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.

Gjatë gjykimin e pandehura ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar dënim të butë me pretendimet se është kryefamiljare, me fëmijë të mitur dhe në gjendje të vështirë socialekonomike. Përveç kallëzimit të pronarëve të lokaleve, gjykata administroi si provë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa prej tyre, ku janë regjistruara veprimet e të pandehurës.

VJEDHJA 32 MIJË LEKË

Në datën 25.05.2015, shtetasja M.Q., pronarja e një lokali bar-kafe në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë ka kallëzuar vjedhjen që i ishte bërë nga një vajzë që kishte punësuar si kameriere.

Ajo ka kallëzuar se kishte nxjerrë njoftim për vend punë “kamerier” në lokalin e saj dhe për këtë iu është prezantuar një shtetase, që është prezantuar si Emanuela Malaj, nga Mallakasta, 30 vjeç, e cila ka thënë se kishte eksperiencë të mëparshme pune. Më 25 maj 2015, ajo ka nisur punën dhe pronarja e ka sqaruar se paratë e xhiros kamerieri i dorëzonte në fund të turnit.

Shtetasja M.Q. ka deklaruar se e pandehura Emanuela Malaj ka vazhduar normalisht punën e saj si kameriere deri rreth orës 12:15 të asaj dite. Në këtë orë ajo ka kërkuar leje për të dalë për të blerë diçka për të ngrënë dhe pasi ka dalë nga ky lokal, nuk është kthyer më aty.

Kallëzuesja është futur vetë në banal për t’u shërbyer klientëve dhe ka konstatuar që jo vetëm që e pandehura Emanuela Malaj ishte larguar me lekët e xhiros me vete, rreth 12 000 lekë të rinj, por kishte vjedhur dhe 20 000 lekë të rinj, të cilat ishin lënë në banak për të bërë disa furnizime për lokalin.

VJEDHJA 11 MIJË LEKË

Sipas Gjykatës, në orën 7:00 të datës 16 qershor 2015, e pandehura Emanuela Malaj ka nisur punë si kameriere në lokalin “D…” të shtetasit F.T. Për punësimin e saj është marrë vetë pronari i lokalit, i cili më pas është larguar për në banesën e tij.

Rreth orës 13:30, e ka marrë në telefon banakierja e lokalit dhe i ka thënë se kamerierja e re ishte larguar nga puna pa njoftuar askënd, kishte marrë një shumë lekësh dhe kjo gjë kishte rreth 20 minuta që kishte ndodhur. Shtetasi F.T. deklaroi se shuma që shtetasja me emrin Ela i kishte vjedhur ishte rreth 11 000 lekë të rinj dhe këto ishin lekët e xhiros që shtetasja Ela kishte bërë gjatë turnit të saj të punës si kameriere.

VJEDHJA 9 MIJË LEKË

Në po të njëjtën ditë, e pandehura Emanuela Malaj është kallëzuar se ka vjedhur leket e xhiros së një lokali tjetër, duke përdorur po të njëjtin mekanizëm, si edhe në dy ngjarjet e tjera të mëparshme. Konkretisht kjo e pandehur, pasi ka parë një njoftim në gazetë, është paraqitur me datë 13.06.2015, në lokalin “2…” të shtetasit A.A., në rrugën “Komuna e Parisit”.

Palët kanë rënë dakord që ajo të fillonte punë si kameriere në këtë lokal ditën e nesërme, datë 14.06.2015. Në këtë datë e pandehura është paraqitur në lokal rreth orës 15:00 dhe ka filluar pune si kameriere. Rreth orës 20:00, banakierja e lokalit ka njoftuar pronarin, duke i thënë se kamerierja ishte larguar dhe me vete kishte marrë dhe lekët e xhiros së lokalit, rreth 9 000 lekë të rinj.

VJEDHJA E ORËS 300 USD

“Goditja” e radhës për të pandehurën Emanuela Malaj është ajo e datës 25.06.2015, në barin “Xh…” të shtetasit O.A. Në lidhje me këtë çështje, shtetasi O.A. ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se ai kishte publikuar një njoftim në gazetë, ku kërkonte një kameriere për lokalin e tij.

Sipas këtij njoftimi, në lokalin e tij kishte shkuar një shtetase, që ishte prezantuar me emrin Ela nga Fieri. Ajo ka filluar punë në orën 16:00 të asaj dite, ku ka punuar deri në orën 21:00. Në orën 21:30, shtetasja Emanuela Malaj ka dalë nga lokali, ku kishte filluar punë, duke u larguar pa njoftuar pronarin e lokalit dhe duke marrë me vete lekët e xhiros ditore, si dhe një orë të bashkëshortes së shtetasit O.A., me vlerë 300 dollarë amerikanë.

VJEDHJA 12 MIJË LEKË

Një tjetër ngjarje me të njëjtin mekanizëm, e pandehura Emanuela Malaj e ka konsumuar më 7 korrik 2015, kur ajo ka nisur punë si kameriere në një lokal në Rrugën e Dibrës. Pronari i këtij lokali, Sh.K., ka kallëzuar se njoftimit të tij të publikuar në gazetë për një kameriere i është përgjigjur e pandehura Emanuela Malaj.

Pasi kishte filluar punë, rreth orës 14:30 të kësaj date, e pandehura i ka kërkuar leje pronarit Sh.K. të dalë nga lokali dhe të thyejë disa lekë, që t’i kishte për kusur gjatë punës së saj. E pandehura Emanuela Malaj, pasi ka dalë nga lokali, nuk është kthyer më aty, duke marrë me vete të gjithë lekët e xhiros, rreth 12 000 lekë të rinj.

VJEDHJA NË LOTO

Referuar vendimit të Gjykatës, më 18 dhjetor 2015 e pandehura Emanuela Malaj ka nisur punë në një lokal bastesh sportive në rrugën “Bedri Karapici”. Ajo është kallëzuar nga pronari R.U., sipas të cilit, në përfundim të turnit, rreth orës 22:00, kamerierja i ka kërkuar të dilte të blinte një sanduiç dhe do të kthehej për të mbyllur lokalin, por nuk është kthyer më. Kur ka shkuar të bëjë mbylljen, kallëzuesi ka kuptuar se në arkë mungonin paratë e xhiros ditore, të cilat ishin marrë nga e pandehura.

VJEDHJA E PORTOFOLIT

E pandehura është fajësuar edhe për vjedhjen e kryer në një lokal në Kashar, më 27 dhjetor 2015. Emanuela ka pranuar të punojë si kameriere në lokal, duke qëndruar në një kohë prove, por në përfundim të turnit të parë ajo është larguar pa u përshëndetur me pronarët.

Rreth orës 20:00 kur kanë mbyllur lokalin, kallëzuesi G.S. është kujtuar të marrë portofolin, të cilin e kishte lënë në sirtarin pranë banakut të lokalit. Kur ka hapur sirtarin nuk e ka gjetur portofolin, në të cilin kishte një sasi parash 200 euro, 10 000 lekë dhe disa dokumente personale.

Kallëzuesi ka parë regjistrimet e kamerave të lokalit, ku ka parë momentin e vjedhjes. Ai ka mundur ta kontaktonte të pandehurën, e cila ka pranuar t’i kthejë dokumentet personale të tij, të cilat ia ka lënë në një lokal, para se kallëzuesi të mbërrinte aty./A. Bajrami/ panorama

 

Etiketa: kamarierjaleketvidhte


Ju sugjerojmë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Candy, modelja angleze që u bë e pasur duke zmadhuar gjoksin

Candy, modelja angleze që u bë e pasur duke zmadhuar gjoksin

Zbulohet data kur do të dalë në treg iPhone 7

Zbulohet data kur do të dalë në treg iPhone 7

Çudira shqiptare/ Nusja e dhëndri zbresin me vinç… (video)

Çudira shqiptare/ Nusja e dhëndri zbresin me vinç... (video)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com