Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lotaria Kombëtare u shit për 1 euro

2016/07/27 at 9:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lotaria Kombëtare u shit për 1 euro

Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është shitur për 1 euro, por çmimi mund të shkojë edhe negativ, nëse përfshihen dhe detyrimet që ka shoqëria, çka nënkupton që biznesi po shitet me humbje.

Sipas marrëveshjes së shitblerjes mes blerësit ‘Novamatic Gaming Industries GmbH’ dhe shitësit pronar të Lotarisë, Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H’: “Vlera e transaksionit llogaritet bazuar në një çmim bazë të blerjes prej 1 euro i reduktuar me një vlerë të mundshmë rregulluese, ku pragu i rregullimit është minus 6.5 milionë euro. Kjo shumë 6.5 mln euro përbën të gjitha detyrimet që shoqëria që po shitet ka kundrejt të tjerëve”.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi një ditë më parë se 100% e kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H (Lotarisë Kombëtare), që ishte në pronësi të Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H ka kaluar tek shoqëria Novamatic Gaming Industries GmbH.

Blerësi Novamatic Gaming Industries GmbH (“NGI”) është një shoqëri e austriake, që është prezente në Shqipëri me anë të filialit të saj Eagle Investment SH.A.  Kjo e fundit ka në pronësi tre kompani të lojërave të fatit: Astra Albania SH.A;  Adriatik Game SH.A;  Albaten Sh.p.k

Lotaria kombëtare, një biznes me humbje, shumë detyrime e kredi

Lotaria Kombëtare është e pajisur me licencën ekskluzive të Lotarisë Kombëtare për 10 vjet nga Ministria e Financave në bazë të Marrëveshjes së Licencës të ratifikuar me Ligj nr. 95/2013.

Në tre vjet të aktivitetit të saj në Shqipëri, Lotaria Kombëtare vijon të ketë humbje të mëdha, që deri në fund të 2014-s kishin arritur në 8 milionë euro (humbjet e akumuluara).

Si rrjedhojë e humbjeve të mbartura, kapitali i saj është zvogëluar në vetëm 49 milionë lekë, nga 1.2 miliardë lekë që ishte në fillim të aktivitetit, ndërsa detyrimet janë rritur ndjeshëm. Lotaria Kombëtare, në fund të vitit 2014 rezultonte me një hua totale ndaj bankave prej 660 milionë lekësh (4.7 milionë euro) dhe detyrime ndaj të tretëve (furnitorë detyrime ndaj shtetit etj)rreth 1.2 milionë euro, në total gati 6 milionë euro.

Të ardhurat në vitin 2014 ishin 586 milionë lekë (4.2 milionë euro), ndërsa humbjet ishin 496 milionë lekë (3.5 milionë euro).

Monitor 

Ju sugjerojmë

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
Aktualitet

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

21 Maj, 2025 3:41 pm
Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta
Kryesore

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta

21 Maj, 2025 3:28 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza

21 Maj, 2025 3:10 pm
Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik
Rajoni

Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik

21 Maj, 2025 2:56 pm
“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes

21 Maj, 2025 2:44 pm
Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024
Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024

21 Maj, 2025 2:34 pm
Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën
Rajoni

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

21 Maj, 2025 2:25 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

Raportet vjetore të institucioneve / Parlamenti aktual në detyrë deri më 8 Korrik

21 Maj, 2025 2:21 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Kandidatët që humbën mandatin nga kuota gjinore

21 Maj, 2025 1:59 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Dokumente të dhunuara nga narkoshteti!”/ Berisha: Nesër ju paraqes listën e plotë

21 Maj, 2025 1:57 pm
Para
RREFIMI/ Ja se si u arrit në monedhën e quajtur Euro

RREFIMI/ Ja se si u arrit në monedhën e quajtur Euro

Historia në fund të Historisë

Historia në fund të Historisë

12 mijë € më pak për punën, shqiptari i ngul thikën italianit

12 mijë € më pak për punën, shqiptari i ngul thikën italianit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
21 Maj, 2025

Kanë ardhur nga Amerika dhe po përjetojnë një eksperiencë të veçantë në vendin tonë. Për disa prej tyre është ajo...

Lexo më shumë

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta
21 Maj, 2025

Ka pasur një interes të lartë për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Konkretisht, janë rreth  50 mijë aplikime për...

Lexo më shumë

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
21 Maj, 2025

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës: Fëmijët po paguajnë çmimin...

Lexo më shumë

Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik

Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik
21 Maj, 2025

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com