Rovena Dilo ka folur për herë të parë për balerinin për të cilin është përfolur shumë se ka krijuar një lidhje. Bëhet fjalë për Eltion Merjan me të cilin vallëzoi në spektaklin Dancing with Stars. Këngëtarja vazhdon të mos e pranojë lidhjen, por nga ana tjetër e tradhtojnë fjalët me të cilat e përshkruan balerinin.
E pyetur ҫfarë do të thotë për marrëdhënien e tyre tani, Rovena tregon: “Ai është shoku im më i mirë. Unë atë e adhuroj. Ai është për mua balerini më i mirë kontemporan në Shqipëri. Kur e shikoj Eltion Meren të performojë, unë mbetem pa frymë, e them gjithmonë këtë gjë. Ai është edhe koreograf, ndoshta koreografi më i mirë shqiptar. Mua baleti më ka tërhequr gjithmonë dhe kur bëhesh pjesë e tij, ti nuk del dot”,– thotë Rovena duke shtuar se me Eltionin e lidh edhe një projekt që ka nisur pak kohë më parë dhe që do të vijojë edhe në të ardhmen e afërt.;
Shihni më për më shumë videon: