Janë plot 38 deputetë të parlamentit shqiptar që nuk morën pjesë në votimin e një neni gjatë seancës për kalimin e ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi.
Për herë të parë në votimet nen për nen, për reformën në drejtësi, u përdor votimi elektronik.
Deputetët janë shprehur të habitur që emri i tyre është regjistruar në kategorinë e ligjvënësve që nuk kanë marrë pjesë në votimin e disa neneve.
Sipas tyre, shpjegimi i vetëm është mosfunksionimi i elektronikës ose moskapja e kohës gjatë votimit.