Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/Alban “Panenka”, Ciljeta, takimi me Grobar,ja ç’a su pa në tv

2016/07/22 at 1:49 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Ekskluzive/Alban “Panenka”, Ciljeta, takimi me Grobar,ja ç’a su pa në tv

Nga Budapesti Dritan Laci


Kur kanë kaluar diçka më shumë se 40 orë nga kualifikimi historik i Partizanit për në raundin e tretë të Champions League, jehona e këtij suksesi mëse të merituar është ende e gjallë te ata që e përjetuan emocionet e një sfide e cila dhuroi drithërima deri në sekondën e fundit. Aty ku në Groupama Arena të Budapestit, ekipi i drejtuar nga trajneri italian Adolfo Sormani, mundi në ndeshjen e kthimit me penallti pas dy rezultateve 1-1, dhe plot 131 minuta lojë, vendasit e Ferencvaroshit, por ku shumë detaje interesante që s’u panë në tv mbetën të pathëna. Duke filluar nga tifogrupi Guerrils që udhëtuan 2500 km për të ndjekur ekipin e tyre zemrës, festa e Këngës së Kuqe që pushtoi “Sheshin e Heronjve” në Budapest, shpërthimin e presidentit Gaz Demi në tribunën e stadiumit ku ju drejtua me puthje tifozerisë së Partizanit në stadium, Alban Hoxhën, Çiljetën dhe penalltinë Panenka që çuditi mediat e huaja,  deri te “përplasja” e tifozëve të kuq me famëkeqët e Grobarit të Partizanit të Beogradit në kufirin me Hungarinë…

Furia e Kuqe pushton “Sheshin e Heronjve” në Budapest

Mbërritja në Budapest pas 24 orë rrugë ka qenë një zjarr i papërmbajtur për tifozët e Kuq, të cilët pavarësish lodhjes dhe pagjumësise kanë pushtuar me këngët e tyre për ekipin e zemrës, Sheshin e Heronjve të Hungarisë, atu ku ndodhet edhe përmendorja e mikut të madh të Skënderbeut, Janosz Huniadit. Aq e zjarrtë ka qenë atmosfera e krijuar në Sheshin e Heronjve, sa turistët e huaj i kanë kthyer të gjithë aparatet nga miqtë e çuditshëm që sapo kishin mbërritur në sheshin që deri në këtë moment kishte qenë “pronë” e tyre. Shumë prej tyre as nuk e dinin ku binte Shqipëria, por kjo nuk i pengoi të kërkonin edhe fotografi me djemtë e Partizanit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/altin.sulaj.5/videos/1138986729505882/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Alban Hoxha, Panenka dhe Çiljeta.. mediat hungareze gërmojnë në një histori të mundshme midis portierit dhe këngëtares

Portieri Alban Hoxha është padyshim heroi i ndeshjes kundër Ferencvaroshit. Jo vetëm për tre penalltitë që priti por edhe golin me lugë apo golin stili Panenka që shënoi në penalltinë e parë. Një penallti drithëruese për tifozët e Partizanit që patën fatin të ishin pikërisht pas portës ku gjuheshin 11-metërshat. Një penallti që nga pas porte të krijonte iluzionin optik e një topi që gati sa nuk e kap nga portieri kundërshtar, por që e parë nëpërmjet imazheve pas ndeshjeve ishte e mrekullueshme për nga ekzekutimi alla Pirlo, sidomos për një portier dhe guximin për ta gjuajtur në një formë të tillë, pikërisht penalltinë e parë. Aq sa kjo ka çuditur edhe mediat e huaja. Ku ato italiane e cilësojnë si heroi i Champions League ndërsa ato hungareze gërmojnë edhe më tej dhe ndalojnë të frymëzimi i tij që quhet Çiljeta. Një nga mediat me prestigjoze hungareze Nemzetisport.hu i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Alban Hoxhës dhe këngëtares Çiljeta, duke publikuar edhe foto të nxehta të sekssimbolit shqiptar….

alban hoxhaaaa

alban hoxha2

ciljeta1

ciljeta2

Puthjet dhe shpërthimi i Presidentit Demi, ato që s’u panë në tv

Presidenti i Partizanit Gaz Demi njihet për lidhjen e tij të fortë që ka me tifozët. Edhe pse i ftohtë në pamje të parë ai nuk ngurron shpesh ti dëgjojë. Por gjesti i tij drejtuar tifozëve gjatë ndeshjes ndaj Ferecvaroshit ka qenë i papritur. Pikërisht në momentin kur ekipet po i drejtoheshin një barazimi që për Partizanin do të thoshte edhe një tjetër mundësi për të besuar të kualifikimi, Presidenti Demi është çuar në këmbë dhe u është drejtuar me puthje nga tribuna e stadiumit ku ndodhej, tifozëve të Partizanit. Një gjest kuptimplotë që e ka mbajtur edhe më të gjallë atmosferën midis tifozëve që nuk kanë reshtur se kënduari deri në fishkëllimën finale. Ndërkohë që me një gjest të tillë uështë drejtuar tifozëve edhe Drejtori Sulejman Starova në përfundim të sfidës.

ga22

gaaaa

ga33

hoxha4

tifozet3

partizaa

partizaaaniii

starova22

 

Tifozët e Ferencvaroshit e presin me tre gishta autobusin e tifozëve të Partizanit

Atmosfera jashtë stadiumit Groupama Arena të Budapestit para fillimit të ndeshjes ka qenë më pak e zhurshme se ç’pritej. Tifozë të Ferencvaroshit me birra në duar kanë përshëndetur autobusin e tifozëve të Partizanit sapo e kanë parë ti afrohet stadiumit të tyre. Me anë të demostrimit të gishtave ata tregonin edhe golat që do ti shënonin Partizanit. Dikush reklamonte tre gishta, dikush dy, por në fund fati i buzëqeshi Partizanit…

BUDAPEST, HUNGARY - APRIL 12, 2015: The fans of Ferencvaros wish happy birthday to the head coach, Thomas Doll during Ferencvaros vs. Ujpest OTP Bank League football match in Groupama Arena.

Shoferi i bashkohet korit të këngës

Një tjetër detaj i pabesueshëm që ka ndodhur në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit, ka qenë edhe ai kur Toni,  shoferi i autobusit, një burrë afër të pesëdhjetave, i emocionuar pa masë nga kënga e tifozëve të Partizanit, ka lënë ndenjësen e tij në stadium dhe u është bashkuar tifozëve duke kënduar me ta. Pas ndeshjes gjatë kthimit nga Budapesti, Toni ka marrë mikrofonin e tij të spikerimit, por këtë herë jo për të informuar turistët siç bën zakonisht, por për të falenderuar tifozët e Partizanit dhe për të shpjeguar gjestin tij.

“Çuna keni qenë fantastikë. Ky është një moment për të shpjeguar edhe pse u bashkova me ju. Sinqerisht nuk e kam besuar që ju mund të mbani një ndeshje me këngë nga fillimi deri në fund. E kisha të pamundur të rrija ulur në pjesën e dytë, kur ju shikoja që këndonit me kaq pasion. Faleminderit për këtë udhëtim të paharrueshëm që më keni dhuruar.”

toniii

Nga Presheva në Jug të Shqipërisë…Ja kush janë tifozët që ndjekin Partizanin

Ata janë djem të thjeshtë. Vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Madje edhe nga trojet shqiptare në Kosovë dhe Serbi. Nuk kanë pamjen e ëngjëllit por kanë vetëm një dashuri që i bën të lënë çdo punë dhe ti ngjiten Partizanit kudo që ai luan. Profesionet e tyre janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga menaxherë, studentë mjekësie, njerëz të medias etj. Rilindi dhe Rinori janë dy nga anëtarët më të rinj të Ultras Guerrils. Ata janë studentë të Mjekësisë në Tiranë. Rinori kishte lexuar edhe më herët për Partizanin, pa e ditur se një ditë do ti bashkëngjitej karvanit të madh të tifogrupit. “Ka qenë shumë e rastësishme. Shoku im Rilindi, që edhe ai është nga Presheva, më kishte folur shpesh për Partizanin. Unë kisha lexuar për historinë e Partizanit. Kisha lexuar për Panajot Panon. Njihja lojtarët kosovarë që luajnë për Partizanin. Kështu shkova herën e parë në stadium dhe qe atë ditë nuk jam ndarë më”. Ashtu si vetë tradita dhe popullariteti, shpërndarja gjeografike e Partizanit është e jashtëzakonshme. Tifozë që i bashkëngjiten nga Berati, Fieri, Fushë-Kruja, Lezha e me radhë. Aq sa shpesh na duhet të bëjmë ndalesa të detyrueshme për ti pritur në rrugët e Shqipërisë dhe jashtë saj për ti marrë me vete.

rinoriii

 

131 minuta këngë që bënë të heshtë stadiumin e Ferencvarosh

Kanë qenë spektakolarë nga fillimi deri në fund. Ata janë padyshim forca më e madhe e këtij ekipi. Edhe pse udhëtuan 1200 km pa pasur mundësi të mbyllin sy, furia këngëve të tyre në GroupamaArena të Budapestit, aty ky Ferencvaroshi ka shtëpinë e tij të futbollit, bëri që të heshtë edhe tifozin më ultras të ekipit të famshëm hungarez. Edhe pse në këtë transfertë kilometrike historike ishin vetëm 70 syresh, dhe përballë tyre kishin 8 mijë të tillë, ultrasit e Partizanit nuk e kanë ndalur këngën as kur kur ekipi i tyre kaloi në disavantazh. Kënga e tyre ka zgjatur plot 131 minuta, përfshi këtu kohën e rregullt 90 minuta, kohët suplementare 2 herë nga 15 minuta dhe 6 minuta shtesë mbi shtesë, një rekord më vete ky i ndeshjes Ferencvaros-Partizani. Ajo që ra në sy gjatë ndeshjes është se në sektorin ku ishin të përqëndruar tifozët miq të Partizanit nuk kishte asnjë pjesëtar të Security, ndryshe nga ajo çfarë ndodh në stadiumet shqiptare ku për çdo 5 tifoz ka një polic në shkallët e stadiumit. Kontrolli ka qenë i rreptë jashtë stadiumit. Ku security dhe përfaqësuesi i UEFA-s ka marrë në kontroll banerin e tifozëve. Ku pas pyetjes së çfarë shkruan dhe përgjigjes se në baner shkruhej “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, lideri i tifogrupit është lejuar të fusë banerin në sektorin e përcaktuar për tifozët miq.

 

jetoni4

jetoni5

jetoni3

jetoni10

rinori12

fundiiii

jetoni155

 Mukja “Ismet Bellova” i autobusit

Mukja është tifozi më i vjetër në moshë në rrugën tonë drejt Budapestit, por më i riu përsa i përket entuziasmit që përcjell sidomos pas ndeshjes. E quajnë Ismet Bellova i tifogrupit. Kjo për shkak të aftësisë së jashtëzakonshme që ka për të imituar  ikonën e mikrofonit sportiv të Radio Tiranës. Mikrofoni i tij i komentit është mikrofoni i spikerimit të drejtuesit të autobusit. Aty ku i ulur në sediljen e parë të autobusit nis dhe komenton postndeshjen ndërkohë që djemtë e shoqërojnë çdo koment të tij me Ole-në e famshme dhe këngët e Partizanit. Po kështu Mukja është edhe ndërthurja e brezave. Ai që u tregon më të rinjve se si tifozët në vitet 70-80 u këndonin idhujve të tyre të Partizanit.

 “Përplasja”në kufi me famëkeqët e Grobarit të Partizanit

Në momentin kur autobusi me tifozët e Partizanit kishte ndaluar për kontrollin rutinë në kufirin hungarezo-serb në krahun tjetër 10 autobusë dy katësh të shoqëruar po nga kaq furgonë policie, ku ndodheshin tifozët famëkeq ultras Grobar të Partizanit të Beogradit, të njëjtë me ata që thyen stadiumin në ndeshjen Serbi-Shqipëri, po kalonin kufirin për tu drejtuar drejt Polonisë, aty ku ekipi i tyre do të luante ndeshjen e kthimit me Zaglebie Lubin. Ndërkohë që Ultras Guerrils janë survejuar në doganë nga policia serbe e cila ka ushtruar kontroll edhe në brendësi të autobusit

poliiaaaa

Policia serbe shoqëron Guerrils për 800 km

Që pas ngjarjeve, ende të freskëta në kujtesë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia serbe ka marrë të gjitha masat që asnjë tifogrup që futet në tokën serbe, të mos lëvizë i pashoqëruar. Kështu ndodhi edhe me autobusin e tifozëve të Partizanit, të cilët u shoqëruan si në vajtje ashtu edhe në kthim nga një patrullë policie, e cila për shkak të kilometrave të shumtë, ja linte stafetën me njëra-tjetrën në çdo qytet të Serbisë ku kaluam. Ndërkohë që një masë e tillë sigurie nuk ndodhi në Hungari.

jetoni8866

jetoni66

jetoni7

 

 

 



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Foto/ Veshja provokuese që zgjodhi Nora për emision

Foto/ Veshja provokuese që zgjodhi Nora për emision

Video/ Droga, italiani i sulet me thikë shqiptarit, ja ngul të dashurës

Video/ Droga, italiani i sulet me thikë shqiptarit, ja ngul të dashurës

Roli i ri i Ilir Metes

Roli i ri i Ilir Metes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com