Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur gjatë deklaratës për shtyp disa emra juristësh që sipas tij kanë qënë pjesë e planit të Edi Ramës për kapjen e reformës.
Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka qenë ekspert në komisionin për sugjerimet për paketën ligjore për drejtësinë, që sipas Berishës ka dashur që të jetë në krye të Gjykatës Administrative.
Sokol Berberi, thotë Berisha, ka ndërhyrë negativisht për reformën, edhe pse është një ndër juristët më më emër në vend.
Edhe Adrian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, për Berishën, është emëruar gjyqtar jashtë çdo lloj procedure ligjore dhe duhet të hetohet nga prokurori I Përgjithshëm.
Maks Haxhia, sipas Berishës, një majtist i thekur, ishte gjithashtu ekspert i Komisionit që donte të përfitonte nga Reforma.
“Kunati i Fatmir Xhafës, Berberi, Sokoli tjetër, kërkonte që nëpërmjet kësaj reforme të garantonte rrogën prej 6 milionë lekësh në muaj. Po këtë nuk mund ta bëjmë ne.” -tha ish-Kryeministri.