“I vetmi vend që ISIS i trembet është Izraeli – më thanë se ata e dinë se ushtria e Izraelit është shumë e fortë për ta”.
Kështu shprehet i pari gazetar perëndimor që hyri në territorin e Shtetit Islamik dhe arriti të mbijetonte. Jurgen Todenhofer.
“Ata mendojnë se mund të mundin trupat e SHBAve dhe Britanisë, të cilët nuk kanë eksperiencë në strategjitë terroriste por nuk kanë të njejtin mendim për Izraelin”-tha ai.
Gazetari qëndroi 10 ditë në territorin e ISIS vitin e kaluar dhe së fundmi ka publikuar një libër.