Një 12 vjeçare shqiptare është larguar nga banesa e saj, ndërsa prindërit kanë dhënë alarmin në polici. Ngjarja
ka ndodhur në provincën Sant’Anna, në Rovigo të Italisë. Bëhet fjalë për 12-vjeçaren, Giliana Hoxha.
Të hënën në mbrëmje ajo së bashku me nënë po ktheheshin për në shtëpi. Sipas dëshmisë së nënë, 12
vjeçarja i kishte thënë të ecte përpara dhe se ajo do të shkonte disa minuta më vonë.
Po pas pak kohësh, pasi prindërit panë që vajza nuk ishte kthyer ata dolën në rrugë por nuk gjetën asnjë
gjurmë. Prindërit kanë bërë denoncim në polici dhe autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet.