Një ngjarje e paprecedentë e cila është dokumentuar nja nga video që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka ndodhur në Itali. Ku një 26 vjeçar ka rrahur pa arsye një 37 vjeçar. Siç shikohet edhe në video 26 vjeçari i cili njërën dorë e ka të fashuar ka filluar të godasë me shuplaka, grushta, me shkelm në fytyrë dhe më pas ja ka përplasur kokën në kofanon e makinës Lucas, dërisa këtij të fundit i ka rënë të fikët. Ngjarja ka ndodhur në Olbia.
Luca, viktima është me probleme fizike. Ai u rrah pa arsye në mëngjes në dalje të një diskoteke. Agresioni u filmua nga një telefon celular dhe më pas u postua në rrjetet sociale.
Agresori u identifikua menjëherë nga karabinierët.
Ai është është një 26 vjeçar nga Sassari i identifikuar si Bachisio Angius.
I cili vetëm disa ditë më pas kërkoi falje në profilin e tij në facebook.
“I kërkoj falje për sjelljen time të keqe. Dua të nënvizoj se nuk është invalid dhe se incidenti nuk është pa arsye. I kërkoj falje famijes dhe miqve që u është dashur të shikojnë këtë video m…”