Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi/Meta: Mu sos durimi.Ta zgjidhim o të ikim nga politika

2016/07/17 at 12:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma në Drejtësi/Meta: Mu sos durimi.Ta zgjidhim o të ikim nga politika

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur sot para mediave në lidhje me reformën në drejtësi. Deklarata e tij vjen fill paps ftesës së ambasadorit amerikan Donald Lu për ti dhënë shtysën e fundit Reformës në Drejtësi. Por edhe pas shkëmbimeve të vazhdueshme midis kryetarëve të dy partive më të mëdha të vendit, Rama dhe Basha.


Meta është shprehur  se reforma nuk bëhet duke sulmuar njëri­tjetrin “se ti do shkosh në burg, apo unë do shkojë në burg”.

“Nuk më ka pëlqyer aspak mënyra se si ka filluar historia e reformës në drejtësi dhe këto ua kam bërë të ditur të gjithë aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Dhe ja ku jemi reforma ka rrezik të asfiksohet nga stina e vapës që ka filluar.

Përpjekjet për të shpikur fajtorë dhe mos gjetur konsensusin duhet të marrin fund të paktën nga aktorët kryesorë të përfshirë në këtë reformën.

Aktorët vendas sidomos kreu i PS-së, dhe kreu i PD-së, por edhe nga përfaqësuesit e nderuar që kanë mbështetur këtë reformë.

Kam kërkuar me kohë të bëhet një takim i nivelit të lartë, pas ardhjes së rekomandimeve nga komisioni i Venecias, pasi gjithcka ka qenë mëse e qartë, pavarësisht klimës që është zhvilluar kjo reformë, ku për fat të keq s’ka dominuar përqëndrimi mbi cështjet kryesore që do ndryshohen në Kushtetutë, kemi vënë re shkëmbime të vazhdueshme të akuzave që kush e ka vendin në burg sipas reformës së re të drejtësisë, a thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë në burg.

Kjo reformë s’është pronë e politikës, por përgjegjësi e saj, t’i japë garanci shqiptarëve se Shqipëeria do jetë një vend shumë i sigurt në të ardhmen se sa është sot.

Në këtë drejtim edhe mua sikurse ambasadorit Lu po më soset durimi. Por kam një propozim të ndryshëm nga ai, s’mendoj se është koha që Basha dhe Rama të mbyllen në një dhomë dhe o të gjejnë zgjidhje kësaj ëështje ose jo, duke përjashtuar propozimin e PD, nuk e di pse shqiptarët duhet të paramendojnë një “Big Brother midis dy udhëheqësve kryesorë të vendit, por meqenëse Shqipëria është Republikë Parlamentare, unë jam kreu i

parlamentit, i ftoj të dy aktorët kryesorë politikë në vend Rama dhe Basha, pse jo dhe dy ambasadorët e nderuar që janë lodhur për këtë reformë, Lu e Vlahutin që ne të mbyllim këtu në Kuvendin e Shqipërisë, ku na ka sjellë sovrani, por jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg, se ne jemi politikanë, se nëse kërkojnë konsensues se ti do shkosh në burg, ne shkatërrojmë konsensusin që duhet të ketë këtë reformë.

Nuk bëhet reformë duke thënë ‘do shkosh ti në burg’. Reforma dhe konsensusi, atë që do Uashingtoni, Brukseli dhe qytetarët shqiptarët bëhet duke thënë ‘unë do shkoj në burg’, nëse kam shkelur ligjin.

Vetëm duke folur kështu ne mund t’i japim vendit një Kushtetutë të re. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e radhës, por për 30 vitet që vijnë në këtë vend. Unë mbështes fuqimisht deklaratën e zonjës Nuland për të arritur konsensusin, mbështesim edhe propozimin hibrid por konsensusi është i domosdoshëm që të arrihet.

Ne duhet të kyçemi të pestë ose të dalim të pestë para shqiptarëve për ta bërë këtë reformë. Unë shoh një rrezik tepër serioz për vendin, në rast se kjo reformë nuk do të miratohet me konsensus sipas Venecias dhe standardeve europiane.

Unë shoh rrezikun serioz për dështimin e saj. Duhen 2/3 e votave dhe ne nuk i kemi.

Mosmiratimi i reformës është një hap i madh mbrapa për vendin, miratimi i reformës në mënyrë të diskutueshme mund të hapë një situatë krejt të re për vendin, e cila nuk do jetë ajo e forcimit të institucioneve dhe shtetit ligjor, por ajo mund të çelë një kapitull afatgjatë të mungesës së stabilitetit politik me vend. O ta zgjidhim ose të ikim nga politika dhe ta zgjidhin të tjerë”, tha Meta.



Ju sugjerojmë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Para
Befason Meta: Gati të jap dorëheqjen, qeveri teknike deri në zgjedhje

Befason Meta: Gati të jap dorëheqjen, qeveri teknike deri në zgjedhje

Armando Sadikun e kërkon një skuadër e madhe gjermane, ja kush është

Armando Sadikun e kërkon një skuadër e madhe gjermane, ja kush është

Vazhdon pingpongu/ Basha-Ramës: S’ke mandat të flasësh në emër të SHBA

Vazhdon pingpongu/ Basha-Ramës: S'ke mandat të flasësh në emër të SHBA

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
19 Shtator, 2025

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
19 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës. Tre automjete me drejtues...

Lexo më shumë

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com