Presidenti francez, Francois Hollande ka bërë me dije se gjendja e jashtëzakonshme në Francë do ndërpritet me datë 26 korrik.
Në nëntor të vitit të kaluar, menjëherë pas sulmit terrorist në Paris, u vendos gjëndja e jashtëzakonshme në të gjithë shtetin francez, por me sa duket, kjo masë e marrë do ketë afatin e skadencës me 26 korrik.
Në festën kombëtare, Bastille, e cila është mbajtur me një paradë ushtarake në Champs-Elysees, Hollande paralajmëroi se Franca është ende e rrezikuar nga sulmet terroriste, gjithsesi gjendja e jashtëzakonshme nuk do të zgjatet.
Më tej, ai theksoi se Franca do të dërgojë këshilltarë ushtarakë në Irak për të ndihmuar ushtrinë irakiane në betejën për Mosul-in, i cili kontrollohet ende nga ISIS që nga viti 2014.
Presidenti francez, bëri thirrje që Britania të largohet sa më shpejt nga BE.