Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I forti i “Myslym Shyrit” fitonte 1 mln euro në vit nga kokaina

2016/07/15 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet/ Si jepte kokainë në shkëmbim të mjeteve luksoze Cukali

Qerasja me “një vizë” është tendenca më e fundit “e modës” në lokalet luksoze në zonën e ish-Bllokut dhe në zonat më të preferuara të kryeqytetit. Nëse dikur vajzat e reja bukuroshe që frekuentojnë me shumicë lokalet në këto zona “gënjeheshin” më pije të shtrenjta, koktejle të ndryshme, ofrimi edhe i një doze kokaine “të pastër”, tashmë është kthyer në normalitet.

Më të kujdesshmit “vizën” e konsumojnë në tualetet e lokaleve, apo duke u shkëputur për pak minuta drejt makinës që kanë parkuar aty rrotull. Të tjerë e kryejnë ritualin edhe mbi tavolinat në lokalet e zhurmshme, përherë të mbipopulluara në orët e vona të natës. Edhe “mbledhkat” nëpër apartamente janë një mënyrë e përhapur gjerësisht në kryeqytet, ku të rinj të “sponsorizuar” nga ata që e kanë “lekun letër”, konsumojnë në mënyrë të shfrenuar, alkool, marihuanë dhe “viza”.

E gjitha po ndodh gati “legalisht” në sy të agjentëve të policisë që operojnë në këto zona. Toleranca bëhet nën justifikimin e “përdorimit vetjak”, por në shumicën e rasteve  këta agjentë janë vetë pjesë e këtyre rrjeteve të shpërndarësve. Herë si “mbyllje të syve”, kundrejt një pagese të rregullt mujore dhe në raste të tjera duke qenë vetë brenda skemës.

Klientët  më të rregullt janë tipa që nuk e fshehin se kanë miliona nga punë të pista, si dhe fëmijë politikanësh dhe biznesmenësh, të cilët vërtiten në jetën e natës së “Bllokut” duke shpenzuar me vajza të reja veçanërisht studente.

Burime brenda policisë thonë për “SYRI.net”, se Gjergj Cukali, ishte një “peshk i vogël”, i cili i përkiste kategorisë më të ulët të kontigjentëve të policisë.

Gjithsesi dhe Cukali kishte arritur të ndërtonte “linjën” e tij të shpërndarjes së kokainës në “Bllok” duke fituar, mbi 1 milion euro në vit. Zonat ku operonte ai, sipas policisë ishin pikërisht ato për të cilat po flasim; “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit. Por Cukali, nuk kishte arritur të depërtonte dot në “shtresat e larta. Furnizuesit e tyre janë të paprekshëm.

Por moda “vizës” me shumicë në zonën e Bllokut, prej kohësh nuk është më lajm. As legalizimi që policia i ka bërë kësaj tregtie. Këmbana e alarmit bie për familjet e të rinjve që frekuentojnë rregullisht jetën e natës në këto zona. Ofruesit e “vizave”, kanë arritur që ta shndërrojnë këtë akt, si një modë joshëse, të parrezikshme njësojë si frekuentimi i PUB-eve me emër, koktejlet e shtrenjta, veshjet firmato, apo një xhiro me një makinë luksoze.

Ashtu si gjithë Tirana edhe krerët e policisë shqiptare e dinë këtë fakt. Ka ardhur koha sa nuk është tepër vonë që të ndërhyjnë. Nëse nuk e bëjnë dot se nuk i lejojnë, le ta mendojnë njëherë si prindër. Edhe për faktin që, “moda e vizës”, më të lehtë e ka të kap fëmijët e atyre që mendojnë se janë “mbi kalë”.

Ju sugjerojmë

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Rajoni

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

10 Maj, 2025 12:05 pm
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Bota

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

10 Maj, 2025 11:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

10 Maj, 2025 11:44 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit
Aktualitet

“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit

10 Maj, 2025 11:29 am
Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…
Aktualitet

Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…

10 Maj, 2025 11:07 am
Ushtroi dhunë edhe kanosi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 39 vjeçari
Aktualitet

Ushtroi dhunë edhe kanosi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 39 vjeçari

10 Maj, 2025 11:03 am
Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore
Bota

Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore

10 Maj, 2025 10:46 am
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari
Aktualitet

Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari

10 Maj, 2025 10:29 am
Para
Foto/ Ja ku jeton tani ish-kryeministri britanik David Cameron

Foto/ Ja ku jeton tani ish-kryeministri britanik David Cameron

PS nuk do ta transmetojë fjalimin e Blushit në Asamble

FotoLajm/ Çfarë po ndodh, Blushi drekon me Tahirin?

Motra e Cristiano Ronaldos përlot botën, ja çfarë thotë

Motra e Cristiano Ronaldos përlot botën, ja çfarë thotë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
10 Maj, 2025

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të...

Lexo më shumë

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
10 Maj, 2025

Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj. Tani...

Lexo më shumë

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
10 Maj, 2025

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur...

Lexo më shumë

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
10 Maj, 2025

Turistët e huaj po e zgjedhin Shqipërinë edhe për historinë e sidomos për periudhën e komunizmit. Muzeu Kombëtar “Shtëpia me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com