Washington Post i kushton vemendje situatës politike në Shqipëri. në një artikull të sotëm, shkruan se SHBA-të nuk e bindën PD-në për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
“Nëse paketa e reformës në drejtësi nuk miratohet më 21 korrik, mund të fundoset qeveria, vonojë reformën për një vit dhe mund të shkaktojë
zgjedhje të reja. Në fund të fundit, dështimi do të rezultojë me refuzimin e anëtarësimit në BE”, shkruan Uashington Post.