Edi Rama ka dalë sot në një konference për shtyp lidhur me reformën në drejtësi. Pasi ka folur gjatë, ku u shpreh se PD nuk e do reformën dhe rolin e ndërkombëtareve, pasi ka refuzuar edhe variantin e fundit të draftit.
Në fund ai e mbylli me një thirrje direkte për Lulzim Bashën, duke thënë se e ftoj publikisht të ulemi të diskutojmë dhe të votojmë reformën. Të ulemi si dy shqiptarë që sot jemi në krye të dy partive kryesore por nesër do të jemi si qytetarë të thjeshtë”, tha Rama. Të ulemi dhe të miratojmë reformën për të mirën e Kombit, tha Rama në thirrjen drejtuar Lulzim Bashës.
Deklarata e plotë e Ramës për mediat
PD refuzoi propozimin më të fundit për kompromis për reformën në drejtësi që e bëri në enër të SHBA e BE ndihmës sekretarja e Shtetit Victoria Nuland.
Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës se përgjatë 1 vit e gjysmë gjatë procesit të hartimit të draftit PD i ka dhënë sinjalet se nuk e do
reformën në drejtësi.
Fillimisht e ka bllokuar procesin, ka hyrë e ka dalë duke futur letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë, ka abuzuar pa pushim me Opinionin e Venecias duke u kapur gjatë dimrit me pargarfin 55 dhe gjatë pranverës me paragrafin 88, si i mbyturi pas fijes së barit”.
Ka vetëm një hall: si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara. Pastaj do ta zgjidh hallin me vendet e
blinduara.
Kur ne e kemi pranuar edhe këtë propozim, ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Nuland, jo për ta pranuar por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundër propozim, që nxjerr në pah të vërtetën e fshehur 1 vit e gjysmë.
PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara por ka rezerva për besueshmërinë, integritetin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë.
Nuk i do të huajt nëpër këmbë sepse i friket profesionalizmit të tyre në procesin e skanimi të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Po tani, tani çfarë do të thonë? Mos do thonë se halli është bërë edhe më i madh se Amerika dhe Evropa do kapin drejtësinë e pavarur shqiptare?
Apo do thonë që ne e duam Amerikën dhe Evropën por duam më shumë Shqipërinë sovrane. Shpresoj që ju nuk e keni harruar që sa herë ka ndodhur që PD të kërkojë hetim ndërkombëtar, madje edhe FBI-në, të vijnë këtu të zbardhin skandale të sajuara nga ata vetë. Ka kërkuar edhe hetim në Kuvend.
Ka akoma kohë, ka akoma mundësi, shpresa vdes e fundit. Ka akoma shpresë që në PD nuk ka vdekur çdo frymë arsyetimi. i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës të mos udhëhiqet nga frika, por ta udhëheqë PDnë drejt interesit të madh kombëtar.
E ftoj Bashën të ulemi përsëri, të flasim si dy shqiptarë që sot janë në krye të dy partive, por nesër do jemi si 4.4 milion shqiptarë apo 10 milion shqiptarë që e duan Shqipërinë europiane.
U bëj apel gjithë demokratëve, nga selia deri në çdo qelizë të PDsë, të bëjnë diçka për të mos lejuar që e ardhmja e Shqipërisë të mos refuzohet nga frika e drejtësisë dhe Shqipëria të kthehet në një vend ku frika e të korruptuarve të marrë pushtetin në këtë udhëkryq dhe të sundojë udhëkryqin duke i hapur prapë një hendek të së shkuarës mes nesh dhe familjes europiane.