Kohët e fundit në Shqipëri lulet janë bërë pjesë e jetës jo vetëm në raste gëzimesh apo festave të ndryshme, por edhe bashkëshoqëruese e njeriut në mjediset e shtëpisë, si dhe jetës së tyre në hapësirat e përbashkëta të qyteteve.
Lulet që priten, përgjithësisht janë ato lule që përdoren për gëzime, festa ose dasma. Janë edhe lulet e shtëpisë, të cilat janë më jetëgjatë, mbillen nëpër vazo dhe kryesisht përdoren nëpër qytete të ndryshme, të cilat vendosen në parvazet e dritareve apo në ballkone.