Një qytetarë i cili i është drejtuar Poliklinikës nr. 9 të kryeqytetit për të kryer një kontroll, ka denoncuar përmes një videoje vonesën për reth një orë të doktoreshës e cila ishte në shërbim.
Në korridoret e poliklinikës kanë qenë dhejtra qytetarë të cilët kanë pritur të konsultohen, mirëpo kanë hasur në radhë të gjata pasi mjekja nuk ishte në punë. Si fillim ata kanë debatuar me kryeinfermieren, e rreth 50 minuta më vonë me vete mjeken E. Mici.
Sipas raportuesit mjekja është vonuar për rreth një orë nga orari zyrtar dhe është justifikuar para tyre duke thënë se kishte një urgjencë në shtëpi.