Pas aksidentit të parë rrugor me shkak pilotin automatik ku mbeti i vdekur një person, oficerët për sigurinë automobilistike në SHBA kanë nisur hetimet për të kuptuar se sa e sigurtë është kjo teknologji e makinave të gjeneratës se re. Aksidenti ndodhi në maj, ku shoferi i makinës Tesla modeli S, u përplas me një kamion. Kjo makinë ishte e pajisur më autopilot, i cili mban makinën brënda vizave të bardha dhe distancën midis makinave përreth. Shkaku i aksidentit mendohet të ketë qënë mos funksionimi i autopilotit ose sensorëve të tij. Tesla thotë se makinat e pajisura me autopilot kanë bërë 130 milion kilometra pa asnjë problem dhe se janë testuar e janë mjaft të sigurta. Aksidenti po shkakton dyshime mbi sigurinë e makinave Tesla dhe gjithë atyre firmave që përdorin këtë teknologji si Google dhe General Motors.