Reuters/ Një shofer limuzine në New Jersey është deklaruar fajtor të mërkurën për arsyen se ka ndihmuar me një shumë prej 80 mijë dollarësh në kontribute të huaja komitetin e mbledhjes së fondeve për Presidentin Barack Obama në vitin 2012, në mënyrë që një i huaj të merrte pjesë në eventin e fushatës.
Bilal Shehu u deklarua fajtor për dhënie me vetëdije të kontributeve vullnetare, por prokurorët nuk kanë identifikuar origjinën e huaj apo kombëtare të parave.
Rasti u zbulua pasi një anëtar i Kongresit Republikan në vitin 2013 kërkoi hetime mbi blerjet nga ana e familjes Shehu të dy biletave prej 40 mijë dollarësh, njëra nga të cilat u përdor nga kryeministri tashmë shqiptar Edi Rama.
Në manifestimin e tetorit 2012, Rama, lider I Partisë Socialiste Shqiptare, u fotografua me Obaman.
Republikani Dana Rohrabacher nga Kalifornia, në atë kohë pretendoi se kjo foto është përdorur për qëllime mashtruese nga Rama me qëllim për të nënkuptuar një marrëdhënie me Obaman që do ti shërbente gjatë zgjedhjes së tij në Shqipëri, që më pas e solli në lidership.
Një zëdhënës i Rohrabacher nuk dëshiroi të komentonte të Mërkurën.
Pasi e shpallën fajtor, prokurorët thanë se Shehu, qytetar amerikan, ka pranuar që në fund të shtatorit 2012 ka marrë një bono prej 80 mijë dollarëh nga një burim i huaj duke e ditur që kjo ishte për të furnizuar komitetin e mbledhjes së fondeve të përbashkëta.
Prokurorët thanë se Shehu, nga Paramus, rezident në New Jersey, fluturoi në San Francisco dhe ka tentuar të hyjë ne eventin e mbledhjes së eventeve me qytetarin e huaj, të cilit ju ndalua hyrja, por që u lejua të fotografohej me Obamën.
“Me kërkesën e tij, Z, Shehu ka pranuar përgjegjësinë për përfshirjen e tij dhe është thellësisht i penduar për veprimet e kryera”, ka thënë avokati i tij Alan Abramson.
Prokuroria ka thënë gjithashtu se askush nga komisioni elektoral nuk është akuzuar për korrupsion.
Shehu rrezikon një dënim prej 5 vitesh burg i shoqëruar edhe me vlerën monetare prej 250 mijë dollarësh.
Ai pritet të dënohet me 5 tetor.