Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na vjedhin dhe na thonë budallenj!

2016/07/01 at 7:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A jetojmë të gjithë mbi bomba?!

Nga Blendi FEVZIU 


Duhet të jesh budalla ta besosh! Duhet të jesh naiv të bësh pyetjen si ndodhi  dhe duhet të jesh i trashë që të mos e kuptosh se vjedhja e parave në aeroportin e Rinasit, nuk është as grabitje me dhunë, as një vjedhje nga ato që ndodhin rëndom, por fare thjeshtë, dorëzim me mirëkuptim të një shume jo të vogël. Një shumë ku palët nuk po tregohen transparente dhe ku shifra reale, po zvogëlohet me herë. Duke tentuar kështu të minimalizohet edhe skandali.

Pyetja e parë shkon përtej vjedhjes dhe ka lidhje me sigurinë. Që prej 24 orësh, pas ngjarjeve të Stambollit, aeroporti i Tiranës ishte vendosur në masa sigurie të shtuara. Policë dhe forca speciale u shfaqën në TV duke bërë kontrolle dhe duke vonuar pasagjerët, ndërkohë që “hajdutët” nuk i shqetësoi askush. Imagjino, hajdutët hynë deri në pistë, pa i ndaluar askush dhe pa i shqetësuar njeri.

Nëse ata do kishin pasur objektiv jo lekët, por aktet e terrorit ata mund të bënin ç’të donin. Mund të merrnin peng një apo më shumë avionë; mund të hidhnin në erë një a dy prej tyre, madje mund të merrnin peng edhe vetë kryeministrin bashkë me delegacionin e tij sikur të ndodhej atë moment aty.

Pra, masat kundër terror, nuk patën asnjë vlerë, madje e nxorën gjithë planin e tyre në një situatë komike. Në këtë rast, ose gjithë struktura ishte e paaftë, ose ajo e dinte që ata që do hynin aty ishin thjeshtë hajdutë dhe nuk kishin punë me terrorizmin. Pra do merrnin atë që ju ishte caktuar të merrnin dhe do iknin. Kjo duhet hetuar seriozisht sepse realisht, kërcënon thellë sigurinë e vendit. Një vend që nuk mund të ruajë dot pistën e aeroportit qëndror, s’mund të jetë i aftë t’ju garantojë siguri qytetarëve të tij.

E dyta, të gjitha strukturat kanë falimentuar ose kanë bërë sikur kanë falimentuar. Ekipi i sigurisë privat, që shoqëronte paratë dështoi; ekipi i sigurisë së aeroportit që është gjithnjë aty, nuk pa gjë dhe dështoi; ekipet e gjithë llojeve të policisë, që nga ajo e rendit e deri tek rrugorja po ashtu dështuan. Kush e njeh atë zonë mund të qeshë me vete me shpjegimet e dhëna. Hajdutët kanë grabitur në pistë, pastaj kanë ecur disa kilometra nëpër një rrugë të ngushtë drejt Fushë Krujës. Mjaftonte një radio policie, ose një celular, që patrullat e policisë që qëndrojnë në kryqëzimin e rrugës Vorë – Fushë Krujë, aty ku del rruga e Rinasit, të vendosnin makinën e tyre në mes të rrugës dhe asnjë automjet të mos ecte më dot.

Ndryshe nga rastet e tjera, zona rreth aeroportit është bosh dhe çdo helikopter mund të shihte me qartësi atë që ndodhte. Nuk veproi asnjë dhe hajdutët ikën, siç kanë ikur rëndom në këtë 18 muajt e fundit. Me disa miliona euro me vetë dhe me një tallje dhe përqeshje të shtetit që ditën që kishte marrë masat për një siguri maksimale, nuk “ruajti” dot as tre veta. Që hynë, e vodhën dhe pastaj ikën.

Natyrisht që paratë e vjedhura i paguan kompania ndërkombëtare e sigurimit, por ato i gëzon me siguri ndonjë prej njerëzve, ose njerëzit që zyrtarisht kanë qenë të ngarkuar për t’i mbrojtur. Asnjë shpjegim tjeter nuk mund të ketë një histori e përsëritur, ku shqiptarët përveçse i vjedhin, duan t’i bindin që janë edhe budallenj për të besuar versionin e “grabitjes me dhunë”!

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Para
Policia zbulon 24 milionë $ të fshehura në kova plastike

Policia zbulon 24 milionë $ të fshehura në kova plastike

Furgonit të grabitur i “harruan” vetëm shumën e parave pa vendosur në xham

Furgonit të grabitur i "harruan" vetëm shumën e parave pa vendosur në xham

Formacionet zyrtare: Uellsi – Belgjika

Formacionet zyrtare: Uellsi – Belgjika

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
21 Qershor, 2025

Dashi – Mund të ketë shumë pengesa në rrugën tuaj sot, por përpiquni të mos ndaleni tek ato. Çelësi është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të...

Lexo më shumë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com