Kryeministri, Edi Rama i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në sulmin terrorist Presidentit të Turqisë, Erdogan në takimin e zhvilluar sot në Ankara.
Rama në fjalën e tij u shpreh se, Shqipëria është e përkushtuar në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Gjithashtu, Rama foli edhe për marrëdhëniet e dy vendeve, duke theksuar se nevojitet intensifikim i shkëmbimeve tregtare. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nxit investuesit turq të vijnë në Shqipëri.
Kryeministri, Edi Rama në nisje të axhendës së tij zyrtare ka bërë homazhe në mauzoleumin e themeluesit të Turqisë, Mustafa Qemal Ataturkut.
“Nder i madh ceremonia e nderimit te Mustafa Qemal Ataturkut, nje monument i gjalle i historise se Turqise dhe Europes”, shkruan Rama.
Vizita e Ramës ka marrë një vëmendje të veçantë pasi avioni me të cilin delegacioni shqiptar udhëtoi për në Stamboll u ul vetëm pesë minuta pas sulmit terrorist.