Një person i armatosur dhe i maskuar është raportuar se ka hapur zjarr në një kompleks kinemaje në Gjermaninë Perëndimore.
Mediat gjermane bëjnë me dije sipas BBC-së se të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi në kompleksin Kinopolis në Viernheim, afër Frankgurtit. Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe kanë rrethuar personin e armatosur.
Nuk është e qartë nëse ai është i vetëm në aksion, apo nëse ka marrë pengje. Por, pak momente më vonë, policia ka ekzekutuar autorin e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i tij.