Aktualitet

Kush e turpëroi kombëtaren?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:09 - 23/06/16 |
b.f

Nga Desada METAJ 

Ata mbërritën në Shqipëri të pakualifikuar, por dinjitoz më shumë se për rezultatet për performancën e mijëra shqiptarëve që i mbështetën me zemër përgjatë tre ndeshjeve ku u shënua vetëm 1 gol.

 Ata zbritën në Tiranë të lodhur dhe në pikun e vapës ndërsa termometri shënonte 37 gradë celcius. Të veshur në mënyrë ceremoniale, të qeshur dhe të gëzuar djemtë e kombëtares vetëm një gjë nuk e kishin menduar. Që orët që do kalonin në Tiranë do i lodhnin fizikisht më shumë se tre ndeshjet e Francës.

 Kjo ishte e qartë dhe e dukshme, ndërsa në pikun e vapës, të hipur në një autobus të dekoruar shpejt e shpejt dhe pa shije, u detyruan të përshkojnë kilometra nëpër rrugët e boshatisura të kryeqytetit.

 Por le t’i marrim me radhë ato që ndodhën.

 Që ekipi kombëtar të pritet me ceremoni zyrtare ndërkohë që nuk ka fituar asgjë, por ka shënuar vetëm një gol; është një gjë. Dhe që kryeministri apo presidenti mund t’i presë deri diku dhe mund të pranohet. Por që të mbash peng për orë të tëra një ekip të tërë thjesht për të bërë një show të shëmtuar kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.

 Se ç’punë ka ekipi kombëtar me çelsin e kryeqytetit kur i vetmi banor i tij është Ansi Agolli këtë askush nuk mund ta shpjegojë. Se ç’nder mund t’i bësh tetë lojtarëve me pasaportë zvicerane dhe katër të tjerëve me pasaportë italiane duke i dhënë pasaportë diplomatike, këtë vetëm një organizues i keq festimesh mund ta fusë në protokoll.

 Se kush shqiptar është i interesuar të shohë se si plotësojnë formularin e pasaportës mund ta shpjegojë vetëm ai që organizoi festën dhe lidhjen direkte me televizionet.

 Dhe nuk e di, a do gëzonte dikë fakti që ndërsa kombëtarja jepte shenjat e gishtave për pasaportat, shumë nga ata që dhe kishin derdhur lot për golin u dergjën për 60 minuta në pritje që trafiku pranë Ministrisë së Jashtme të lirohej.

 Shqiptarët janë të kënaqur edhe me këtë përfaqësim të kombëtares. Edhe sikur Sadiku mos ta kishte shënuar golin ndaj Rumanisë, çdo festim prapë do të kishte qenë i justifikuar.

 Sepse ata djem na dhuruan emocione që zor se i provojmë edhe kur na takohen kryeministrat me liderët botërorë. Të gjithë ne me dëshirë të madhe do i kishim pritur në mbrëmje në shesh, apo kudo tjetër. Por siç ndodh thuajse gjithmonë, vjedhësit e çdo pasurie të këtij vendi nuk harrojnë të na vjedhin dhe këto gëzimet që na dhuron futbolli.

 Nuk harrojnë ta ngjyrosin me politikën e tyre të shëmtuar edhe nje ekip kombëtar që ka mijëra e mijëra mbështetës, të dëshiruar për t’i parë e adhuruar, por jo në pikun e vapës, jo me shtetrrethim e qarkullim të bllokuar, jo duke dëgjuar Lorikun të flasë si Kreshnik Spahiu apo batutat e ministrit të Jashtëm. Sepse kjo është kombëtarja jonë, me të mirat dhe të këqijat e saj, është ajo që na emocionoi edhe kur një fëmijë u rrah barbarisht dhe ministrja fliste budallallëqe, edhe kur një gjyqtar hajdut lironte nga burgu dhunuesin e një gazetari sportiv, të rrahur në një stadium.

 Ndaj ju lutem, hiqni dorë nga kjo përpjekje për t’i dhënë këtyre djemve dhe këtij ekipi formën e shëmtuar të mënyrës si e keni bërë këtë shtet. Sepse për fatin e tyre të mirë shumica e tyre kanë, e po bëjnë karrierë jashtë mediokritetit, dhunës dhe korrupsionit shqiptar.

 Ndaj e vetmja gjë që ky ekip meriton është të trajtohet me dinjitet dhe jo me komente deliri spikerësh që rezultatin e ndeshjes e dinë që vendoset me vendim qeverie. Kursejani të paktën atyre të qënurit qesharakë deri në dhimbje, siç dini të jeni me ne të tjerët që të paktën nuk mburremi se kemi dizenjuar fanellën e kombëtares apo kemi dhënë një dorë në të vetmin gol që shënuam në Europian.

KOMENTO (12)

Shkruaj nje koment

  1. Epo me mire spo festojme hic e po i leme ne harrese te fatit,se ne shqiperi kemi halle me te medha,si psh te vjedhim sa me shume e te zhytemi ne korrupsion

  2. Kjo “Rilindja” qenka e neveritshme deri ne palc. Mjer ai qe ska sy ti shikoj dhe mend ti kuptoj. Ne te gjitha drejtimet…

  3. Po s’ke emision ne TV per futboll pa nji nga keta legenat qafdhjamosur tu dhon men.. Eksperta per sport, muzike, pikture, sociologji, matematike, bilogji, astronomi, religjion, seks, gjithcka

  4. Bravo cunat,e meritonin .nje pritje madheshtore,nuk Jam dakort me gazetaren eshte thjesht mendimi I saj,s’mund t’na imponoje asgje…bravo cuna,bravo popull!

  5. Shume e sakte! Bravo! E tepert, e sforcuar e pakuptimte. Cka justifikohet dhe nga prania e njerezve ne rruge. Nje keqperdorje ne ekstrem, vulgarizim dhe zhvleresim total, i gjithckaje qe ky ekip ka sjell per kombin. Njerez qe dalin per te mbrojtur vendin e punes dhe qe i pergjigjen thirrjes absurde te politikes per te dale ne rruge. Po helikopteri siper autobuzit c’ishte ?!?! O Zot sa te cuditshem jemi!!! Kur do i leme keto show-t e te mendojme seriozisht per kete vend e per kete popull. Politikane karagjoz, te peshtire ne maksimum!

  6. “Tiranën e duam kështu sot <3

    Në pritje të Kombëtares"
    cermoni fshati,,, mu kujtua autokombanja e kohes se xhaxhit ku mes vapes i shkonin kalamajt e fshatit pas,,, po te fillonte ne oren 22:00 pa politik vec me popull po,,, keshtu sic nisi fesa u cvirgjerua nga ata qe mos ju a pafshim bojen,,POLITIKA

  7. Shume shkrim i sakte. Nuk e kuptoj kete genin shqiptar te quajtur ”fshati ne feste” edhr kur nuk kemi pse te festojme.

    Ja per shembull: Islanda si ne ishte debutuese dhe ka 300.000 banore dhe shenoi gola dhe u kualifikua. Ata madje kane lojtare te formuar brenda vendit te tyre, kane lojtare te formuar nga shkollat e tyre futbollistike, ndryshe nga ne qe s’kemi anje strategji per te ardhmen e futbollit kur pas disa vitesh te mos kete me femije emigrantesh qe t’i marrim neper Europe.

  8. ka tre shtete,Nishan mustafaj,Rama dhe fevzo feshti,rrumpalle hesapi shto ketu edhe vapen qe e ka merak Desada.I lumte ekipt kombetar,por sejcili shtet do te tregoje qe jane dikushi ,mendo Fevzo dje shkruajti te kunderten e Desades.Komplet rrumpalle,ka ra parja ne dore te horrit.

Pas