Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet arbitri që u pështy nga Sadiku: Tani e kam falur, është heroi im

2016/06/22 at 9:14 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet arbitri që u pështy nga Sadiku: Tani e kam falur, është heroi im

Gjashtë vite më parë, Sadiku kreu një gjest antisportiv kundrejt anësorit Eduard Miho në përballjen Elbasani­-Laçi, të cilin e pështyu dhe e kapi prej fyti dhe e ofendoi. Sadiku u largua menjëherë nga loja me kartonin e kuq, ndërsa Komisioni i Disiplinës e pezulloi për dy vite nga aktiviteti sportiv.


Megjithëse shihej si talent, asokohe shumica e sportdashësve menduan se karriera e Sadikut kishte marrë fund, por pas gjashtë vitesh ai u shndërrua në heroin e të gjithë shqiptarëve, madje edhe për vetë protagonistin e atij episodi të errët, që përfshiu djaloshin nga Elbasani në datën 19 dhjetor të vitit 2010, anësorin Eduard Miho.

Ky i fundit rrëfen gjithçka në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

Miho, si e kujtoni momentin e përballjes me Sadikun?

Më kujtohet si tani momenti kur Sadiku më kapi prej fyti duke bërë një gjest antisportiv. Në mos gaboj, luhej Elbasani­-Laçi. Sadiku mori një pasim në pozicion jo të rregullt dhe, pavarësisht se kisha ngritur flamurin, duke akorduar pozicion jashtë loje, ai vazhdoi drejt portës dhe shënoi gol. Nga entuziazmi i golit, por edhe nga papjekuria në atë kohë, Sadiku u sul drejt meje dhe më kapi prej fyti duke më ofenduar. Ishte një gjest antisportiv, prej të cilit Sadiku fatmirësisht ka mësuar shumë.

Për atë gjest, Sadiku u pezullua nga Disiplina me dy vite. E meritonte Sadiku atë dënim?

Gjyqtarët kanë një mision shumë të vështirë në fushën e lojës, presion edhe më të madh se vetë futbollistët dhe duke qenë qenie njerëzore edhe mund të gabojnë. Po flas në përgjithësi. Ndërsa sa i përket rastit konkret, i cili u analizua me video, Sadiku ishte në pozicion të parregullt dhe unë kisha ngritur flamurin përpara se ai të godiste portën. Nga dëshira për të shënuar, emocionet, presioni i ndeshjes, apo edhe faktorë të tjerë, bënë që ai të dilte nga kontrolli dhe të reagonte në mënyrë “harbute”.

Tani pas rreth gjashtë vitesh nga përplasja, e keni falur Sadikun për atë gjest të pakëndshëm që kreu kundër jush?

Nuk mund ta mohoj se Sadiku gjashtë vite më parë kreu një gjest të ulët, por kjo ndodh në futboll, nuk është as rasti i parë dhe as i fundit ku lojtarët dhe arbitrat përfshihen në incidente të tilla. Njerëzit gabojnë. Nëse gjashtë vite më parë Sadiku kreu një gjest të ulët, sot ai është hero për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, mes tyre edhe unë. Pas atij goli të mrekullueshëm që ngriti në peshë të gjithë shqiptarët, e kam falur plotësisht Sadikun. Kur u dënua, shumëkush mendonte se karriera e tij mund të merrte fund, por gjashtë vite më vonë ai u kthye në hero dhe yll për të gjithë shqiptarët. Ai vuri mend nga ai incident dhe u bë një lojtar shembullor.

Çfarë menduat kur Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores? Si e përjetuat atë?

Emocion i papërshkrueshëm! Ishte hera e parë në jetën time, pavarësisht se ajo lidhet ngushtë me futbollin, që kam bërtitur për një gol. Sadiku na bëri krenarë të gjithëve. Tani më duket sikur jemi përqafuar gjashtë vite më parë, në atë incident të pakëndshëm. Prandaj them se e kam larguar nga memoria atë episod dhe e kam falur plotësisht Sadikun, të cilit i uroj suksese të mëtejshme.

E keni ndjekur kampionatin europian, apo vetëm ndeshjet e përfaqësueses?

Ndeshjet e përfaqësueses i kam ndjekur të tria me shumë kureshtje, kurse përballjet e tjera sipas mundësive. Unë mendoj se Shqipëria ka bërë një performancë të shkëlqyer në të tria përballjet, pavarësisht se në dy të parat i mungoi fati dhe e dënoi eksperienca. Uroj me gjithë shpirt që të kualifikohemi për më tej./  Leonidha Musaj Panoramasport.al



Ju sugjerojmë

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
Bota

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor, 2025 9:42 am
Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
Bota

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

24 Qershor, 2025 9:41 am
Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
Aktualitet

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

24 Qershor, 2025 9:36 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Para
Ju kishte marrë malli për “zogun”, ja ku e keni me bikini

Ju kishte marrë malli për "zogun", ja ku e keni me bikini

E fundit/ Zhduken në det dy anije peshkimi, katër marinarë të humbur

E fundit/ Zhduken në det dy anije peshkimi, katër marinarë të humbur

Luana nën petkun e Rihannës

Luana nën petkun e Rihannës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
24 Qershor, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka reaguar pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar si një...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
24 Qershor, 2025

Në orët e para të mëngjesit, një plagosje me thikë ka ndodhurnë Tropojë. Konkretisht sipas asaj që njofton Policia gjatë...

Lexo më shumë

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
24 Qershor, 2025

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
24 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com