Me 49 vjeç mbi supe futbollisti profesionist më i vjetër në botë pas një periudhe të gjatë pushim, është bërë edhe njëherë tjetër protagonist duke shënuar një gol. Gjyshi shënoi me anë të një goditje me kokë në humbjen 1:2 për Yokohama FC, në ligën e dytë japoneze kundër FC Ginfu dhe arrin kështu të nënshkruajë një kontratë tjetër në sezonin e tij të 32-të si profesionist.
Miura nuk ka dyshime për sa i përket aftësive të tij. “Mund, dhe duhet të kisha shënuar më shpesh gjatë këtij sezoni,” thotë aziatiku i mbushur me vetëbesim. Me një kontratë të re ai do të parakalonte anglezin Staney Matthews si profesionisti më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë. Anglezi arrti të kryente paraqitjen tij të fundit me Stoke City me 50 vite mbi supe.