Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e Starovës: Memushaj lider, u shpërblye katenaço

2016/06/20 at 9:46 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e Starovës: Memushaj lider, u shpërblye katenaço

Sulejman Starova analizon për “Panorama Sport” fitoren e parë të kuqezinjve në finalet e një Europiani.


Starova vlerëson Memushajn si liderin e ndeshjes, ndërsa për trajnerin De Biazi shprehet se ia njeh meritat me paraqitjet e treguara në “Euro 2016”.

Analiza e plotë e Sulejman Starovës:

Shqipëria ia doli me meritë të marrë një fi tore historike në finalet e një Europiani. Por ia doli edhe sepse ishin lojtarët e duhur në fushë.

Memushaj ishte njeriu kyç i ndeshjes dhe në këtë Europian i ka dhënë një “leksion” edhe vetë De Biazit, i cili në fakt thuajse gjatë gjithë eliminatoreve e uli në stol duke preferuar një katenaço të pastër. Dje Memushaj tregoi se ç’brumë ka dhe çfarë futbollisti është.

Ndeshja

Shqipëria ishte shumë e ndrojtur për 30 minuta dhe Rumania, megjithëse fare e paqartë në fushë, arriti të na mbante në tension, por menjëherë pas 30 minutave Rumania pësoi një rënie drastike. Shqipëria gjithsesi mbetet fanatike e skemës së saj defensive, por me ndryshimin që nuk e lejon kundërshtarin të hyjë me top deri në zonë. Mbrojtja bën presing lart dhe Ajeti tregohet i pamëshirshëm me sulmuesin kryesor të Rumanisë.

Abrashi është unik në stilin e të bërit rolin e shkatërruesit dhe pa mëdyshje mund të themi se ai është Gatuzo i Shqipërisë. Nga ana tjetër, kishim Bashën në hije, sepse edhe Rumania bënte presing me shumë forca në mesfushë dhe në disa raste doli fitimtare, por ishin kaotikë në mënyrën se si e donin golin dhe kjo për meritë edhe të Shqipërisë.

Shqipëria shënoi një gol me vlera dhe nuk është rastësi që shënon Sadiku, njeriu që ka rendimentin më të lartë para portës në radhët e kuqezinjve.

Ai u tregua një bomber race dhe nuk e neglizhoi atë gjysmë mundësie që i krijoi Memushaj me atë pasim milimetrik. Ekzekutimi dhe këndi ku e çoi treguan se lojtari ka bërë përparim gjigant në sulm dhe nuk është rastësisht titullar.

Memushaj lider

Një pjesë e parë shumë e vuajtur për vlonjatin, por tregoi se ka shumë karakter. Nuk u dorëzua asnjëherë, ndonëse e markonin rreptësisht rivalët. Në fillim jep një shkëndijë me aksionin ku Lenjani nuk e shfrytëzon dot, më pas bën atë pasim alla Pirlo për Sadikun. I dha shpresë gjithë skuadrës se Rumania nuk është e pathyeshme dhe as më e mirë. Goli që u shënua në fund të pjesës së parë i dha zemër skuadrës dhe kjo u pa edhe në startin e pjesës së dytë, pasi ishte Shqipëria ajo që bën ligjin në fushë.

Aty më pas Memushaj dhe Abrashi vendosin të bëhen monumentalë. Sigurisht të ndihmuar edhe nga një repart mbrojtjeje në lartësinë e duhur. Katërshja e prapavijës nuk gaboi asnjëherë, ndërsa Abrashi me Lilën janë shumë të zotë në presingun për topin e parë, duke mbuluar edhe rënien e dukshme të Bashës.

Memushaj vesh petkun e liderit dhe mbron topin si duhet, shfrytëzon hapësirat e ngushta, shërben dhe fiton faulle. Pikërisht ajo çka i duhet një skuadre që e bazon lojën te katenaço, pra thyerjen e aksioneve dhe ia dorëzon topin pikërisht njërit si Memushaj që mbron topin, fiton kohë, jep pasime të sakta dhe vrapon si i çmendur kur nuk e ka topin. Fantastik në mbrëmjen e djeshme!

Ndërrimet

Nuk më pëlqen që shumë lojtarë të dalin jashtë roleve natyrale si Lila mesfushor krahu apo Roshi i majtë. E megjithatë De Biazi fitoi një ndeshje të madhe dje dhe sigurisht duhet ta respektojmë dhe t’ia njohim meritat.

Rumania nuk është një kundërshtar komod dhe ne nuk jemi ekspertë të këtij kompeticioni, ndaj vërejtjet duhet t’i mbajmë në sirtar dhe të respektojmë fituesin. De Biazi ia doli mirë dhe Shqipëria ka shanse të kualifikohet, edhe pse nuk jemi favoritë. Uroj shumë t’ia dalim që kjo mbrëmje historike të pasojë edhe me kalimin e turit. Përfundimisht, Shqipëri dinjitoze!

 



Ju sugjerojmë

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka
Sport

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka

18 Qershor, 2025 4:17 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
Sport

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

16 Qershor, 2025 7:23 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
Sport

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

14 Qershor, 2025 4:01 pm
Para
Kënga më e famshme në stadiumet e botës u kompozua nga një shqiptar

Kënga më e famshme në stadiumet e botës u kompozua nga një shqiptar

Vapë e madhe, vajza zhvishet në mes të bllokut në Tiranë

Vapë e madhe, vajza zhvishet në mes të bllokut në Tiranë

UEFA nis hetim: Tifozët hodhën sende dhe hynë në fushë

UEFA nis hetim: Tifozët hodhën sende dhe hynë në fushë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
18 Qershor, 2025

Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë...

Lexo më shumë

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin
18 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria rritjen e kapaciteteve dhe koordinim mes institucioneve për të menaxhuar migracionin dhe azilin në vend....

Lexo më shumë

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka
18 Qershor, 2025

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, ka udhëtuar në Leverkusen të Gjermanisë. Kuqezinjtë duan që të përforcohen në...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA
18 Qershor, 2025

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Gërdeci”. Në sallë ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com