Kanë mbetur edhe pak orë deri të ndeshja e fundit në Grupin A, ku Shqipëria do të përballet me Rumaninë
Gjasat janë shumë të vogla që Kombëtarja shqiptare të kualifikohet në rrethin tjetër, djelmoshat e Gianni de Biasit duhet të tentojnë që të fitojnë me diferencë +3 gola – pasi vetëm në këtë mënyrë do të shpresonin që të kualifikoheshin nga pozita e tretë me statistika më të mira se kundërshtarët.
Tifozët tashmë kanë vërshuar rrugët e Lyonit dhe pothuajse i gjithë qyteti është kapluar nga ngjyrat kuqezi