Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ANALIZA/ Pse vetingu u përfshi në rekomandimin 88 të Venecias

2016/06/19 at 2:11 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto-lajm/ Flet Berisha, ministrat zhduken nga Parlamenti

Kur palët deklaruan së përfundimisht ndahen tek rekomanimi 88 i Komisionit të Venecias, pyetja që lindi ishte pse pikërisht tek institucionet e Vetingut, atyre që do të kontrollojnë gjyqtarët e prokurorët.

Një përgjigje duket të jetë tek një paragraf i opinionit paraprak të Komisionit të Venecias ku evidentohet rreziku për kapjen e sistemit nga forca politike që kontrollon procesin.

Rekomandimi 88 i opinionit përfundimtar të Venecias i orienton palët drejt formulave proporcionale qe sigurojne “perfaqesimin e opozites” ne organet kolegjiale te gjyqesorit apo modeleve të tjera që përfshijnë dhe opozitën nëse palët nuk bien dakort me shumicat e cilësuara tre të pestat apo dy të tretat e votave në Kuvend për emërimet në katër insitucione të drejtësisë.

“Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit dhe Dhomën e Spsecializuar të Kualifikimit (tashmë i ndryshuar ne Kolegjin e Posaccëm), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve koolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes”

Dy institucionet e para janë qeveria e gjyqësorit, në të cilat Kuvendi emëron pjesën e anëtarëve jo gjyqtarë e jo prokurorë, ndërsa dy institucionet e dyta bëjnë vetingun, pra do të jenë ato që do të përcaktojnë cilët gjyqtarë e prokurorë qëndrojnë ose largohen. Janë këto dy të fundit për ta cilat kryeministri Rama i tregoi vizën e kuqe opozitës.

Por pse në këtë rekomandim të paragrafit 88 të Komisionit të Venecias janë përfshirë edhe institucionet e Vetingut.

Arsyeja duket se gjendet e thene qartë në paragrafin 98 të raportit të ndërmjetëm të dhjetorit 2015, ku Venecia tërheq vëmendjen për rrezikun e kapjes së sistemit gjyqësor nga forca politike që kontrollon procesin.

Aty flitet për dakordësinë e gjerë shqiptare mbi konstatimin se gjyqësori ynë është jashtëzakonisht i korruptuar dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

Por “Venecia” hedh pikëpyetjen nëse ky konsensus i gjerë krijon bazën e mjaftueshme për t’i nënshtruar të gjithë gjykatësit, përfshirë dhë ata të ndershmit, në një proces rivlerësimi, pavarësisht rrethanave specifike të çdo gjykatësi individual?

Kjo është një pyetje që Venecia ia lë për përgjigje politikës, por tërheq vëmendjen kur thotë se gjithsesi nuk duhet harruar, se një zgjidhje kaq radikale do të ishte jo e arsyeshme në kushte normale, pasi krijon tension të jashtëzakonshem brenda sistemit gjyqësor, destabilizon punen e tij, shton mosbesimin e publikut mbi këtë sistem, heq vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre të përditshme dhe, si një masë mjaft e jashtezakonshme, krijon riskun e kapjes së sistemit gjyqësor nga forca politike e cila kontrollon procesin.

Partia Demokratike është pozicionuar qartë se zbatimi i rekomandimit 88 të Opinionit përfundimtar është e vetmja rrugë që shmang këtë rrezik që evidentiohet edhe në këtë paragraf të opnionit paraprak të Komisionit të Venecias. /ABC NEWS

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Stafi mjekësor: Kjo është gjendja e kuqezinjve

Gjigandi turk kërkon këta dy futbollistë të Kombëtares kuqezi

Nënë Tereza tashmë në Mynih

Nënë Tereza tashmë në Mynih

Dështimi për konsensues, Basha: Erdha me vullnet për zgjidhje

Basha: Dërgimi i njëanëshëm i draftit do prodhojë tension shoqëror në vend

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com