Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore/ Lufta e Gabriel me kancerin në tru

2016/06/17 at 10:38 PM
në -Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Histori njerëzore/ Lufta e Gabriel me kancerin në tru

Edhe nëse Gabriel Grada nuk do të kishte një histori krejt të veçantë, ai do t’i bënte për vete të gjithë me humorin, elokuencën dhe forcën e tij.


Por Gabrieli, një 9 vjeçar me prindër nga Shqipëria, u bë i njohur për diçka që e shndërron jetën e gjithkujt dhe çdo prindi do t’i dridhej zemra ta prekte fëmijën e tyre: Kancer.

Gabrieli, u shfaq në një seri për kancerin tek fëmijët në faqen shumë popullore në Facebook “Humans of New York”.

Historia

Në një kuptim Gabrieli, është si shumë fëmijë të tjerë në klasë të tretë të shkollës fillore. I pëlqen të luajë me lojra elektronike, i pëlqen futbolli amerikan, por jo bejsbolli. Dhe detyrat nuk para i ka shumë qejf.

“E di që detyrat të bëjnë mirë për trurin, por për mua janë të mërzitshme”.

Por ky vogëlush nëntë vjeçar, buzëqeshja e të cilit shkëlqen më shumë se sa një ditë e mrekullueshme me diell në Central Park të Nju Jorkut, për më shumë se një vit, ka luftuar për jetën e tij.

“Ndjehem mirë. Sapo kam mbaruar raundin e fundit të kimioterapisë. Sapo bëra grafitë dje. Mbarova edhe rrezatimin. Nëse grafitë dalin në rregull, s’ka më kemio.!”

Kur Gabrieli, ose Gabe siç e thërrasin të gjithë për shkurt, u diagnostikua në fillim vjet me një tumor në tru, për prindërit e tij, ishte shumë e rëndë.

“Ishte shumë, shumë e rëndë për mua. Si baba, si njeri, si prind. Nuk di çfarë të them. E kam rritur si shokun tim të vogël. Ishte diçka e pabesueshme”, thotë Bledar Grada, babai i Gabrielit.

“Frika më e madhe ishte se mos humbnim djalin. Kështu që gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë luftës që kemi bërë, ta ndanim këtë perspektivë. Frika e djalit se mos bëhej më keq, mos e humbnim dhe ajo shpresa që mbase bëhet më mirë, mbase doktorët me tërë mend mund ta rregullojnë këtë gjë”, thotë mamaja e Gabrielit, Arjela Grada.

Gabriel Grada with family

Foto: Gabriel Grada me familjen

Për prindërit e Gabrielit, Arjela dhe Bledar, viti i fundit e ka transformuar jetën e tyre rrënjësisht. Gabrieli u diagnostikua në fillim me një tumor në qershor të vitit të kaluar.

“Dhe ky lajmi i keq na erdhi në çastet më të bukura dhe na vrau jashtë mase. Sepse ne kishim ëndrra të tjera. Nuk e prisnim një gjë të tillë”, thotë Arjela.

“Njeriu ka një qëllim në jetë. Bën luftë, peripecinë e kalon dhe e arrin atë që do. Ne arritëm në një pikë që e arritëm veten tone. Por nuk mund të pranoj unë realitetin e hidhur, nuk ka mundësi”, shton i ati.

“Nuk e di si ta përshkruaj: Por kur je në një vend shpirtëror të qetë, të bukur, të mire dhe të të kthehen rolet kaq shpejt sa hap e mbyll sytë…”

Pas operacionit për heqjen e tumorit, ata pritën për një kohë të gjatë përgjigjen e biopsisë. Përgjigjia ishte një goditje shumë më e rëndë se e para.

“Gabrieli ka një formë shumë të rrallë kanceri që quhet Descmoplastic Small Round Cell Tumor. Ky tumor deri para 20 vjetësh, as nuk ishte përkufizuar ende”, thotë doktor Paul Meyers, mjeku që ndjek Gabrielin në Qendrën e Kancerit “Memorial Sloan Kettering”.

Vetëm rreth 50 raste identifikohen çdo vit në Shtetet e Bashkuara me këtë lloj kanceri dhe një mjek i Memorial Sloan Kettering e kishte zbuluar atë. Dr. Myers thotë se metodat e reja të zbulimit të diagnozës përmes ADN-së kanë bërë të mundur diagnostikimin e Gabrielit.

“Ky kancer nuk është gjendur pothuajse kurrë në tru, dhe kur sheh një fëmijë me një tumor në tru, mendja të shkon në 100 diagnoza të tjera, para se të të shkojë tek Descmoplastic Small Round Cell”.

Beteja filloi prapë dhe këtë radhë duhej bërë kimioterapi dhe rrezatim. Ndryshimi fizik i Gabrielit, ishte i menjëhershëm.

“Dhe nga ndryshimi që pati Gabrieli, i menjëhershëm fizik, çdo gjë ndryshoi. Gabrieli u dobësua jashtë mase, vështirësitë e kimos ishin të shumta. Japin goditje në organet e tjera”.

“Pjesa më e vështirë për mua? Kimioterapia! Më bëri të humbas flokët, thotë ai duke hequr kapelen. Më dha simptoma të çuditshme. Kisha temperaturë. Vetëm herën e parë nuk kisha temperaturë, sepse trupi ishte ende i fortë, por pastaj në ciklet e tjera, fillova të ndjehesha gjithnjë e më i dobët”.

“Është shumë e rëndë për një prind të shohë fëmijën e vet, pranverën e jetës së vet (përlotet)… të këputet…është e rëndë”.

Arjela dhe Bledi kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara si imigrantë në vitin 2000. Ajo ishte 18 vjeç. Ai 22. Kaluan peripecitë e çdo emigranti. Nuk dinin anglisht. Mësuan gjuhën, u futën në shkolla, gjetën punë.

“Ishte lodhje. Por ishte lodhje me perspektivë të madhe. Ne ishim të kënaqur, ishim shumë mirë. Familje si të gjithë. Fëmijët të gëzuar. Prindërit të gëzuar”, thotë ajo duke iu referuar edhe djalit të vogël Brandon që tani është 3 vjeç.

Historia e Gabrielit, Arjelës dhe Bledit, u përhap në gjithë botën kur ata u portretizuan në faqen shumë popullore të internetit Humans of New York. Krijuesi i saj Brandon Stanton, bëri një seri ku rrëfente historitë e pacientëve peditarikë, prindërve, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që janë në pararojën e luftës kundër kancereve të fëmijëve në qendrën Sloan Kettering.

Historia e Gabrielit ishte e para që u botua dhe fotot e tij dhe të prindërve të tij shoqëruan postimin për shpalljen e serisë. Dhe si ndjehet Gabrieli, tani që miliona e njohin historinë e tij?

“Më pëlqen sepse më pëlqen të jem i famshëm dhe se kështu ndihmoj edhe fëmijë të tjerë me kancer”.

“Më vjen mirë që mori vëmendje, sepse gjithmonë kisha dëshirë sado edhe pak për të ndihmuar familje të tjera, thotë Arjela pa i përmbajtur dot lotët.

“Kështu që m’u bë qejfi por s’diskutohet nga ana tjetër çdo njeri e kërkon atë jetën private. Kisha edhe merakun nga ana tjetër që ne po ekspozohemi kaq shumë, por të dyja i peshova dhe thashë kjo ka më shumë peshë ta nxjerrësh”.

Dr. Meyers thotë se është shumë e rëndësishme që seria e drejtoi vëmendjen tek çështja e kancerit mes fëmijëve.

“E vuri në qendër të vëmendjes këtë çështje kaq të rëndësishme dhe njerëzit u befasuan por edhe e pritën mirë dhe menjëherë shprehën gadishmërinë të ndihmojnë”.

Kjo ndihmë u përkthye në afro 3.8 milionë dollarë që u grumbulluan, një shifër e jashtëzakonshme që doktor Meyers thotë se do të shërbejë për kërkime kritike.

Arjela dhe Bledi thonë se edhe prirja që ekziston mes shqiptarëve për të mos folur për këto tema të vështira dhe madje as mos t’ia thonë emrin kancerit, ishte një nga arsyet që ata vendosën të flasin aq publikisht.

“Nga ana tjetër dëshirova që ta shfaq ngjarjen e Gabrielit, sepse neve si kulturë, si edukatë e kemi që nuk shfaqemi të dobët. Por unë nuk e shfaqa që të tregoja dobësi në këtë rast, e shfaqa që të tregoj solidaritet, sepse ne pamë në familje të tjera qoftë amerikane, qoftë diku tjetër, mbështetja tek baza e vet, shumë e rëndësishme. Dhe neve u gjetëm për fat të keq pak të izoluar, pak vetëm në këtë aspekt sepse kultura jonë e ka që t’i mbajmë pak të fshehura këto gjëra”.

“Një fjalë e ëmbël në një moment të vështitë për një person që ka luftë me jetën të ndihmon jashtë mase. Merr telefonin pyet si je, si është djali. Mjafton. Në atë moment ne jemi vetëm”.

Arjela thotë se është një betejë e jashtëzakonshme shpirtërore, fizike, emocionale dhe në disa momente u ndje e sfiduar. Por ajo pati edhe mbështetjen e prindërve dhe përpjekjet për të shpresuar dhe besimi e ndihmuan.

“Kur arrin t’i japësh vetes sado pak kurajo çdo ditë dhe me anë të asaj shpresës tek një forcë më e madhe se ç’jemi neve. Ajo shpresa jonë e madhe, ato lutjet që kemi bërë çdo ditë e çdo natë na dhanë forca. Dhe është e çuditshme sepse çdo ditë, kur ajo kurajoja rritet, kur ajo forca rritet, frika bëhet më e vogël”.

Ndërsa ajo shpreson që duke folur për historinë e familjes së tyre të ndihmojnë sadopak prindërit që janë në të njëjtin pozicion,

Pasi qanë dhe u trishtuan, Arjela dhe Bledi mësuan edhe diçka tjetër: të jetonin çdo ditë.

“E vetmja luftë është gëzimi, gëzimi, dashuria që t’i japësh fëmijës, familjes. Loti nuk na ndihmonte dot më”.

Dhe ku gëzim mund të mos jetë më aq i përkohshëm. Gabrieli e ka mbaruar kurën dhe ndjehet më mirë.

“Ne shpresojmë dhe lutemi që ai të jetë mirë përgjithmonë, të rritet dhe që sëmundja të jetë thjesht një detaj i vogël në jetën e tij”, thotë doktori Meyers.

Një ditë pas intervistës, mjekët i thanë Arjelës dhe Bledit që Gabrieli nuk ka më kancer.

Dhe ku i dihet, së shpejti mund edhe të shkojë në Shqipëri të shohë gjyshen tjetër.

“Nëna të kam xhan. Edhe unë dua që të vij në Shqipëri që të shikoj të gjithë kushërinjtë e mi dhe ty”.



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
A do të luajë Xhaka? Kjo është përgjigja e De Biasit

Makthi i golave në fund, ja 10 ndeshjet e epokës “De Biazi”

Zbulohet arsyeja pse tifozët kroat hodhën fishekzjarre në fushë

Zbulohet arsyeja pse tifozët kroat hodhën fishekzjarre në fushë

Video/ Ndeshja me Çekinë, tërbohet presidentja e Kroacisë

Video/ Ndeshja me Çekinë, tërbohet presidentja e Kroacisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com