Trupi i djalit 2-vjeçar që u sulmua nga një krokodil në një resort të Disneylandit në Orlando të Floridas, është gjetur pas 18 orësh kërkimi.
Lajmin e konfirmoi sherifi Jerry Demings, i cili tha se autoritetet arritën të rikuperojnë trupin e djalit pranë zonës ku ai u sulmua gjatë mbrëmjes së të martës.
Sherifi e identifikoi djalin si Lane Graves. Prindërit e Lane e panë të gjithë ngjarjen me sytë e tyre, kur një krokodil gjigant doli nga liqeni i resorit ku ata po pushonin dhe e tërhoqi djalin, i cili ishte duke luajtur në breg, drejt thellësisë. Babai tentoi ta shpëtonte, por vetëm sa humbi dorën e tij.
Por ajo që është e çuditshme, është se trupi “është krejtësisht i paprekur”, konfirmoi sherifi, duke konfirmuar atë që pritet ta bëjë autopsia, se krokodili nuk e ka ngrënë djalin, por shkaku i vdekjes së tij është mbytja. /360 grade