Peskara do të jetë sivjet në Seria A, dhe kontribut për këtë sukses ka dhënë edhe kapiteni Ledian Memushaj, i cili nëse nuk ikën, pasi ka interes nga Bolonja e Empoli, sezonin e ardhshëm mund të ketë një tjetër shqiptar shok skuadre.
Bëhet fjalë për Arlind Ajetin, ishmbrojtësin e Frozinones, i cili zhvilloi gjashtë muaj shumë të mirë në Seria A, dhe vetë ai është shprehur se i pëlqen të vazhdojë karrierën në Itali. Torino e Lacio janë përmenduar më parë si pista për të ardhmen e Ajetit, ndërkohë që tani “Corriere Dello Sport” shkruan se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është një ide edhe për Peskarën.
qGjithsesi, nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë pistë, e mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, pasi merkatoja nga momenti në moment do të bëhet më interesante duke u ditur se po luhet një kompeticion madhor si Europiani, ku edhe Ajeti është i grumbulluar ne Shqipërinë.