Gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu herë herë dhe rrebeshe të cilat kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave ndërkohë që në Vlorë e Lezhë janë shënuar problemet më të mëdha.
Sipas meteorologëve, reshjet e shiut pritet që të bien gjatë gjithë ditës, por intensiteti i tyre do të variojë.
Në disa qytete si Kukësi, Tropoja, Shkodra, Fier, Durrësi, Vlora apo Lezha sasia e reshjeve ka qenë më e madhe ku shiu ka nisur që të dielën paradite ndërkohë që ka rënë pa ndërprerje gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe natës së kaluar. Ndërkohë, vijon të bjerë.
Reshjet e rëna pritet që të përmirësojnë prurjet në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës, ndonëse prurjet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të konsiderueshme.
Vlorë
Nënstacioni elektrik në Skelë rrezikon të përmbytet si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Vlorën.
Sipas ekspertëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të parandalur një gjë të tillë janë marrë masat dhe po punohet me një brigadë për pastrimin e ujit.
Kjo ka bërë që zona e lagjes ‘Pavarësia” të mbetet pa energji elektrike.
Problemet më të mëdha jënë shënuar në lagjen 28 Nëntori aty ku dhjetra banesa janë nën ujë. Probleme janë shënuar edhe tek lagjia 24 maji, Kune, Uji i ftohtë, Radhimë, Selishtë, Skelë, lagjia 10 korriku.Po ashtu ka pasur edhe grumbullime inertesh në disa akse rrugore
Durrës
I gjithë qyteti i Durrësit është përballur me shumë problem sa i përket qarkullimit të automjeteve pasi sasia e madhe e reshjeve nuk ka lejuar qarkullimin lirshëm të makinave të ulëta.
Ekspertët e bashkisë kanë qenë të shpërndarë në të gjithë qytetin, por trafiku i krijuar ka qenë i pashmangshëm.
Kavajë
Operato i i Sistemit të Transmetimit të energjisë ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të rëna në zonën e Kavajës ëhstë dëmtuar linja e transmetimit 110 kv L110-21/2 në Palmas çka ka bërë që disa zona të mbeten pa energji.
Kështu, OST saktëson se, pa drita janë banorët e zonave Kavajë, Golem, Seferaj, Qerret, Shkëmbi Kavajës, Mali Robit, Përroi Agait, Zona e vilave Kastrati, Stacionit Trenit Golem. Qerret, Agonas bregdet, Hidrovor Sineji, Kanaparaj, Bago, Karpen, Bregu i përroit, Kanaparaj, Krye Zi,Vik Xhafaj , Xiku i Lajes dhe Helmas.
Fier
Reshjet e shiut të cilat kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar dhe vijojnë të bien ende në Fier kanë bërë që disa hektarë tokë bujqësore të përmbyten.
Konkretisht, tokat janë përmnytur në Mbrostar, Libofshë e Qendër Portez.
Siç raportojnë dhe autoritetet vendore, problem ka pasur ehde në disa akse rrugore, por ndërhyrja e ndërmarjeve të bashkisë ka bërë që sasia e madhe e ujit të grumbulluar të shkarkohet në puseta.
Tiranë
Disa rrugë të zonës së Don Boskos në Tiranë janë përballur në orët e para të mëngjesit me probleme, pasi sasia e ujrave të grumbulluara ka qenë e madhe.
Problemet janë konstatuar më së shumti në afërsi të pusetave të shkarkimit të ujrave, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e ekspertëve për të bërë të mundur kullimin e ujit.
.