Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi: Shteti në prag të katastrofës

2016/06/10 at 12:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ben Blushi: Shteti në prag të katastrofës

Deputeti rebel i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar se shteti është në prag kolapsi dhe në buzë të katastrofës. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” përballë analistit Fatos Lubonja dhe gazetarëve Ylli Rakipi dhe Andi Bushati, Blushi tha se partia e të pakënaqurve është më e madhja në vendin tonë. Më tej deputeti shtoi se në tre vitet e fundit shqiptarët janë duke bërë bilancin për 25 vitet e shkuara dëm.

Blushi theksoi se zhgënjimi që solli qeveria e “Rilindjes” është më i madh nga sa pritej. Deputeti socialist u shpreh se pas 25 viteve nuk është arritur demokracia, media e drejtësia janë të varura, ekonomia është në ditët e saj më të zeza, ndërsa shtoi se nevoja për të lënë vendim është bërë akoma më e madhe.

“Unë mendoj se zhgënjimi është më i madh nga sa pritej. Çdo qeveri, apo palë që vjen në pushtet, ka një fazë arredimi. Pyetja është çfarë bën për kohën që e harxhon në detyrë. Edhe unë besoj se këto tre vitet e fundit, kanë thelluar dëshpërimin për 25 vjet të harxhuara, jo kot, por për të shpërdoruar. Ne kishim mundësinë që gjatë këtyre 25 viteve të ndërtonim një sistem funksional demokracie. Këtë se kemi arritur. Kemi drejtësi të varur, media të varura, kemi një ekonomi totalisht të paqëndrueshme, e cila mbahet ose nga remitanca ose nga para që vijnë nga banka të huaja, na ka rënë prodhimi dhe kemi shumë emigracion.” tha Blushi.

“Bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon. Shikoni se çfarë ndodh. Shqipëria sekuestron zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 10 për qind e bashkive kanë rënë, se njerëzit që i drejtojnë kanë probleme me ligjin. Është totalisht afunksionale, ekonomia e Shqipërisë është në ditët e veta më të zeza, nevoja për të lënë Shqipërinë, për ta braktisur, është më e madhe. Ky është bilanci i Rilindjes për tre vjet. Dhe kjo është që unë them vazhdimisht, e vazhdimisht, e vazhdimisht… Kjo është arsyeja që ka kaq shumë pakënaqësi midis. Pra, njerëz të pakënaqur midis partive të mëdha. Njerëz ndërmjet dy poleve të mëdha, majtas apo djathtas, janë duke u shtuar. Partia më e madhe sot është Partia e të Pakënaqurve.” vijoi më tej deputeti socialist.

Ju sugjerojmë

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor

16 Maj, 2025 11:59 am
“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
Aktualitet

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

16 Maj, 2025 11:47 am
Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë
Aktualitet

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë

16 Maj, 2025 11:37 am
Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
Aktualitet

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

16 Maj, 2025 11:33 am
Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
Aktualitet

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

16 Maj, 2025 11:26 am
“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
Aktualitet

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

16 Maj, 2025 11:21 am
Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE
Aktualitet

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE

16 Maj, 2025 11:14 am
Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…
Aktualitet

Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…

16 Maj, 2025 11:08 am
‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja
Aktualitet

‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja

16 Maj, 2025 11:04 am
Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama
Aktualitet

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama

16 Maj, 2025 10:54 am
Para
Dëshmitë kontradiktore, prokuroria: Çako pranoi se pajisja përgjon

Dëshmitë kontradiktore, prokuroria: Çako pranoi se pajisja përgjon

Shqiptari peshkohet nga ‘francezi’, blen 1 kg kripë për 200 euro

Shqiptari peshkohet nga ‘francezi’, blen 1 kg kripë për 200 euro

Vrasësi shqiptar që masakroi çiftin ka vjedhur identitetin

Vrasësi shqiptar që masakroi çiftin ka vjedhur identitetin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor
16 Maj, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me kreun e vendit Edi Ramën,në Kryeministri. Përmes...

Lexo më shumë

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
16 Maj, 2025

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbërriti në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, e miërpritur nga kryeministri...

Lexo më shumë

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë
16 Maj, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej. Para takimit dy palësh me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i...

Lexo më shumë

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com