Në orën 17:00 do të bëhet takimi i shumëfolur Rama-Basha. Nuk do jetë një takim kokë më kokë. Rama do të jetë i shoqëruar nga Xhafa, ndërsa me Bashën do jetë Bylykbashi dhe Paloka. Thuhet se në këtë takim do jetë edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili (si pjesë e mazhorancës).
Do të kemi një shpërngim duarsh por jo një konpromis, shkruajnë mediat, duke lënë të kuptohet se nuk do të arrihet në tavolinë marrëveshja për të votuar reformën në drejtësi.