I martuar dhe me dy fëmijë të vegjël, 33vjeçari po kalonte probleme ekonomike dhe tashmë e shihte veten si jo mbështetës për familjen. Për këtë arsye, ai ka tentuar të vrarë veten me thikë. Shqiptari hyri në një furrë buke, ku i kërkoi shitëses t’i jepte një thikë. Por edhe pse vajza refuzoi, ai arriti të kapte një thikë me dhëmbëza që përdorej për të prerë bukën. 33vjeçari u largua duke u fshehur pas një dyqani akulloreje, duke qëlluar veten me thikën e rrëmbyer. Shqiptari u rrezuar përtokë pas përpjekjes së dështuar të shitësit të dyqanit, që nuk arriti dot ta ndalonte në kohë. I riu po merr mjekim në spital dhe sipas mediave italiane ndodhet jashtë rrezikut për jetën.