Një automobil është futur në turmën e cila ka protestuar pasditen e djeshme në Shkup dhe që ka lëvizur drejt Qeverisë. Nuk ka pasur të lënduar, por veprimi arrogant i shoferit ka shkaktuar befasi dhe reagime të qytetarëve. Në Shkup dje u mbajt protesta e radhës antiqeveritare në kuadër të të ashtuquajturit “Revolucion i Larmë”.