Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U vra për rrugën e fshatit, policët hanin e pinin me autorin e krimit”

2016/05/25 at 10:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“U vra për rrugën e fshatit, policët hanin e pinin me autorin e krimit”

Mosndërhyrja në kohë e punonjësve të policisë së Kurbinit në konfliktin që kishin banorët e fshatit Gallatë të Malbardhës me një bashkëfshatarin e tyre, i mori jetën 50-vjeçarit nga ky fshat..

Në Gallatë të Kurbinit u bë një vrasje në datën 2 prill rreth orës 15:00. U vra Mark Ndrecaj 50-vjeç nga bashkëfshatari Tom Lala. Disa ditë pas vrasjes ai u dorëzua në polici.

Viktima, si përfaqësues i komunitetit kërkonte të hapte rrugën e varrezave të fshatit, të ndërtonte një urë për banorët e fshatit me disa shina prej hekuri, që banorët e fshatit i kishin blerë vetë. Por, Lala e kundërshtonte në të tre rastet pasi pretendonte se toka ku do ndërtohej ishte nën pronësinë e tij.

Të afërmit e viktimës pretendojnë se kjo vrasje ishte e paralajmëruar pasi konfliktet kishin qenë të shpeshta dhe shumë herë policia kishte shoqëruar viktimën në polici për shkak të këtyre konflikteve.

Familjarët e viktimës pretendojnë se policia asnjëherë nuk kishte ndërhyrë për t’i zgjidhur konfliktet dhe gjithmonë kur shkonin në fshat rrinin në shtëpinë e vrasësit, Tom Lalës.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në fshatin Malbardhë te Kurbinit disa ditë pas vrasjes së 50-vjeçarit, Mark Ndrecaj. Djali i viktimës tregon se i ati e kishte denoncuar disa herë në polici vrasësin, duke u bërë me dije institucioneve që ai ishte njeri problematik dhe gjithmonë krijonte konflikte. Ndërsa vëllai i viktimës, teksa tregon se Marku u vra me armë gjahu kur po kthehej nga puna, ishte në furgonin e tij dhe sapo kishte shpërndarë fëmijët që transportonte nga shkolla për në shtëpi.

Në dokumentet që i ndjeri kishte me vete iu gjend edhe një shkresë zyrtare të cilën vetë ai ia drejtonte policisë, njësisë administrative dhe Bashkisë së Kurbinit. Në këtë shkresë thuhej se kishte konflikte të vazhdueshme me Tom Lalen, i cili e pengonte vazhdimisht atë dhe të gjithë komunitetin për të ndërtuar rrugën.

Pas kësaj ngjarjeje, “Fiks Fare” u interesua në komisariatin e policisë dhe në Prokurorinë e Laçit. Gjatë kërkimeve të gazetarëve të “Fiks Fare” mësuam se ndaj dy punonjësve të policisë që kishin qenë pjesë grupit të gatshëm që ka qenë prezent kur ka ndodhur konflikti i fundit, ka filluar procesi gjyqësor dhe janë pezulluar nga detyra për moskryerje të detyrës.

“Fiks Fare” kontaktoi me policët e pezulluar nga detyra ditën kur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Kurbinit zhvillohej seanca ndaj tyre, pas kërkesës së SHKB për pezullimin e tyre nga detyra.

Polici tregon se një ditë para vrasjes në vendngjarje kishte konflikt dhe shkoi grupi i gatshëm. Ai tregon se nuk iu bllokua arma e krimit autorit të vrasjes, por ai nuk mbante asnjë përgjegjësi për këto veprime të policisë, pasi në vendngjarje kishin shkuar dy oficerë policie dhe grupi i gatshëm. “Policët që ishin në vendngjarje hëngrën dhe pinë atje dhe nuk morën armën e gjahut me të cilën u krye vrasja”, shprehet ai.

Ju sugjerojmë

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

15 Qershor, 2025 9:39 am
Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht
Aktualitet

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

15 Qershor, 2025 9:27 am
Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër
Bota

Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër

15 Qershor, 2025 9:06 am
Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur
Bota

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

15 Qershor, 2025 8:40 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

15 Qershor, 2025 8:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

15 Qershor, 2025 8:22 am
Para
Dalin faktet/ Jani Alia, ishte i dënuar kur ekzekutori Çiçon

Dalin faktet/ Jani Alia, ishte i dënuar kur ekzekutori Çiçon

Genci Drita sëmurë? Ish-kryebashiaku i Bërzhitës kërkon lirinë…

Genci Drita sëmurë? Ish-kryebashiaku i Bërzhitës kërkon lirinë...

Çmenduria/ I riu pompa mbi makinë…në kthesat e Llogarasë

Çmenduria/ I riu pompa mbi makinë...në kthesat e Llogarasë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
15 Qershor, 2025

Ekipet e shpëtimit dhe mjekët në Indi kanë konfirmuar se janë gjetur 270 trupa të pajetë në vendin e rrëzimit...

Lexo më shumë

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
15 Qershor, 2025

Policia Kufitare Vlorë u ka ardhur në ndihmë në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi, 8 shtetasve që kishin mbetur...

Lexo më shumë

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
15 Qershor, 2025

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

Lexo më shumë

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
15 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetje ndaj Izraelit dhe SHBA pas sulmit ndaj Iranit, duke thënë se diktatura teokratike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com