Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi i zyrtarëve, Tahiri: Ja e vërteta e kësaj pajisje

2016/05/16 at 5:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Policia nuk e dorëzon pajisjen e paligjshme përgjuese: Është e italianëve

Ministri i Brendshëm tha sot se Policia e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi në dispozicion të saj për të përgjuar telefonat celularë.


Në një prononcim për mediat, ministri Tahiri tha se bëhet fjalë për një pajisje trajnimi që ka policia sipas një marrëveshje të firmosur në vitin 2007 me policitë partnere.

Megjithatë Tahiri nuk tha se ku ndodhet kjo pajisje megjithëse u pyet disa herë nga mediat, shkruan panorama.

Ai tha se nëse do ti vijë një ftesë nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare do të jetë i pranishëm nesër për të folur për pajisjen përgjuese.

Prononcimi i Tahirit

Pyetje: Zoti ministër, ku ndodhet pajisja e përgjimit dhe si është futur ajo në Shqipëri?

Ministri Tahiri: Ju e dini që ka një pajisje përgjimi?

Gazetarja: Përderisa Prokuroria ka nisur një hetim…

Ministri Tahiri: Më duhet t’ju sqaroj, për hir të respektit që kam për opinionin publik, se Policia e Shtetit nuk disponon, as ka disponuar e as i lejohet të disponojë në të ardhmen asnjë pajisje përgjimi. Në Policinë e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Dhe Policia e Shtetit, bashkë me partnerët, nuk ka punuar kurrë e as nuk do punojë (të paktën sa jam unë në detyrë) me një pajisje përgjimi. Kjo nuk i lejohet me ligj. Dhe unë jam në detyrë, bashkë me drejtuesit e Policisë, për të garantuar që Policia e Shtetit bën detyrën pa shkelur ligjin.

Ndërkohë, në Policinë e Shtetit ka një trajnim që vazhdon prej disa javësh, i cili zhvillohet në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar midis qeverive në vitin 2007 ku parashikohej që ndërmjet Policisë Shqiptare dhe atyre të vendeve partnere (në rastin konkret me Policinë italiane) të bëhej shkëmbimi i eksperiencave me metodologjinë më të mirë, në rastet e hetimit të krimit e në veçanti të terrorizmit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka zhvilluar, (sot që flasim) zhvillon, dhe do vijojë të zhvillojë në të ardhmen trajnime me policitë partnere – siç ka bërë Policia e Shtetit me po të njëjtën pajisje në të kaluarën, edhe kur unë nuk kam qenë Ministër e këta që flasin kanë qenë në qeveri.

Dhe ju riktheksoj, nuk bëhet fjalë për pajisje përgjimi!Bëhet fjalë për një pajisje fare normale në punën e Policisë që nuk ka asnjë lidhje me përgjimin! Këtë e deklaroj me përgjegjësinë time të plotë. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them para publikut. Unë nuk jam në detyrë për të bërë atë që kanë bërë ata që kanë qenë më parë. Unë jam në këtë detyrë për t’u shërbyer qytetarëve maksimalisht dhe për të bërë gjithçka është e mundur që Policia e Shtetit të jetë sa më e përgatitur në luftën kundër krimit.

E ritheksoj, Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka, dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Të gjithë ata që mendojnë se ka vend për të parë konkretisht se çfarë bëhet, janë të ftuar të gjithë ata që mendojnë se ka vend për të parë konkretisht se çfarë bëhet. Janë të ftuar të vijnë, të asistojnë në të gjitha rrugët ligjore, të shikojnë, të verifikojnë, të hetojnë në çdo lloj mënyre 24/24, të shohin nëse Policia e Shtetit thotë të vërtetën dhe unë them të vërtetën në këtë deklaratë që po bëj, apo ne gënjejmë. Është fare e thjesht. Janë të gjithë të ftuar, ne jemi tërësisht në dispozicion, jemi tërësisht të hapur. Mjafton që gjithçka ndodh të bëhet në mënyrë ligjore duke lënë thashethemet dhe keqkuptimet për publikun.

Unë e deklaroj me përgjegjësi të plotë, Policia e Shtetit nuk pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Bashkë me partnerët ne jemi (ku ndodhet kjo pajisje ku bëhet trajinimi zoti Tahiri. Pse nuk ishte në dispozicion të Prokurorisë). Për detaje duhet të pyesni instancat përkatëse. Unë di t’ju deklaroj që Policia e Shtetit dhe këtë ua deklaroj me shumë përgjegjësi nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi.

Prokuroria e Shtetit ka të gjitha mundësitë të verifikojë në cilën do mënyrë të mundshme dhe ligjore. Jemi tërësisht të hapur, tërësisht në dispozicion dhe pas asnjë merak. Ne nuk kemi asnjë merak. Ne jemi të fokusuar të bëjmë gjithçka është e mundur për të luftuar kriminalitetin.

Gazetari: A do të merrni pjesë nesër në Komisionin e Sigurisë?

Ministri Tahiri: Dëgjova diçka në media por nuk kam marrë ftesë zyrtare. Nëse më vjen ftesë zyrtare, jam 24 orë në dispozicion të gjithkujt që ka vesh të dëgjojë.

Gazetari: Zoti Tahiri. A është kjo një pajisje gjurmimi të numrave IMEI të aparatëve telefonit dhe prej cilit vit ndodhet në Akademinë e Policisë?

Ministri Tahiri: Ju bëni durim për të marrë detaje kur instancat përkatëse të bëjnë sqarimet e nevojshme. Unë jam këtu të deklaroj me përgjegjësinë maksimale të detyrës që mbaj dhe të përgjegjësisë që kam përball qytetarëve, që Policia e Shtetit, nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi, të ligjshme apo të paligjshme.

Policia e Shtetit nuk ka dhe nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Ata që sot çirren me lloj – lloj thashethemesh, se me demek Policia e Shtetit ka pajisje përgjimi, do marrin një përgjigje shumë shpejt. Nëse ju keni kuriozitete lidhur me këtë çështje, bëni durim. Do merrni përgjigje në rrugën ligjore. Unë di t’ju them për përgjegjësinë që mbaj përpara publikut, që jemi shumë të qetë. Po bëjmë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, me të gjitha kapacitetet që ka Policia dhe duke mbajtur mbi shpatulla edhe atë që nuk ka bërë kurrë kërkush para nesh.

Jemi shumë të vendosur ta çojmë përpara luftën kundër informalitetit, kundër paligjshmërisë, kriminalitetit dhe mbi të gjitha jemi shumë të vendosur që të çojmë përpara drejtësisë të gjitha ata që deri dje kanë qenë të pandëshkueshëm, qoftë me imunitetit politik, qoftë me imunitetit financiar me çdo lloj imuniteti tjetër, ne nuk pyesim për këtë. Jemi shumë të vendosur, me Policinë e Shtetit, me të gjithë agjencitë ligjzbatuese të bëjmë maksimumin për të çuar përpara drejtësisë të pandëshkueshmit. Dhe jua ritheksoj. Qeveria e djeshme ka shume merak të merret me Policinë e Shtetit dhe me mua personalisht.

I mirëkuptoj dhe i falënderoj që më kujtojnë detyrën që po bëj çdo ditë, madje edhe dy herë në ditë. I falënderoj për të gjitha konferencat e shtypit që kanë bërë deri më sot, madje i ftojë që të nxiten më shumë sepse çdo konferencë e tyre për shtyp mua më nxit të bëj akoma më mirë detyrën përball qytetarëve.

Unë jam shumë i bindur që sot, Policia e Shtetit është në linjën e parë të luftës kundër paligjshmërisë, kriminalitetit dhe mbi të gjitha të pandëshkueshmëve. Dhe pse Policia e Shtetit sot është në vijën e parë, sot është edhe në linjën e parë të akuzave. Këta duan të intimidojnë Policinë e Shtetit dhe nuk do ja arrijnë. Unë i jap mbështetjen time çdo punonjësi Policie, çdo drejtuesi policie që në mënyrë të ligjshme në mënyrë të rregullt i shërben qytetarëve duke luftuar kriminalitetin.

Ne do të jemi aty, dhëmb për dhëmb me krimin dhe nuk ka asnjë lloj intimidimi nga kushdo që mund të na tërheqi qoftë edhe gjysëm hapi mbrapsht.

Gazetari: Me Balilin, çfarë u bë zoti Tahiri?

Ministri Tahiri: I bashkohem kolegut tim Manjani, duhet të pyesni Prokurorinë.

 



Ju sugjerojmë

Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
Aktualitet

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

14 Qershor, 2025 10:07 am
Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
Rajoni

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 Qershor, 2025 9:56 am
Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës
Bota

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

14 Qershor, 2025 9:44 am
Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
Aktualitet

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

14 Qershor, 2025 9:29 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 Qershor, 2025 9:12 am
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Skandali i përgjimeve/ “Hija e një pakti midis Italisë dhe Shqipërisë”

Skandali i përgjimeve/ “Hija e një pakti midis Italisë dhe Shqipërisë”

ISIS paralajmëron sulme më 19 maj në Turqi

ISIS paralajmëron sulme më 19 maj në Turqi

Biseda e Shukri Xhelilit me gruan: E di që të kam vënë në siklet!

Biseda e Shukri Xhelilit me gruan: E di që të kam vënë në siklet!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
14 Qershor, 2025

Prej dy ditësh, tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar. Lidhur me situatën atje, ka ardhur një reagim nga Ministria...

Lexo më shumë

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
14 Qershor, 2025

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin...

Lexo më shumë

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës
14 Qershor, 2025

Sipas parashikimeve të reja ekonomike të instituteve kërkimore, ekonomia gjermane pritet të dalë në vitin 2026 nga kriza që po...

Lexo më shumë

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
14 Qershor, 2025

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com