Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Escobari’/ Zhduket Klement Balili, familja: Kur e pamë për herë të fundit

2016/05/14 at 8:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Baroni” dy muaj në përgjim, s’u gjetën prova për arrest

Zhduket Klement Balili. Drejtori i Transporteve të Sarandës, prej momentit që dha dorëheqjen paraditen e së enjtes, nuk dihet se ku është. Ai është shpallur në kërkim nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas bllokimit të një sasie prej gati 700 kg droge më 8 maj, në brigjet e Zakinthos.

Fillimisht u arrestuan dy skafistë shqiptarë, të kapur në flagrancë, e më pas policia greke identifikoi si drejtuesin e tyre zyrtarin shqiptar. Edhe pse nuk konfirmohet se ndaj Klement Balilit pala jonë të ketë një urdhër ndalimi, një kontroll në shtëpinë e tij provoi largimin në drejtim të paditur të 44­vjeçarit.

Mëngjesin e së premtes, efektivë të Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim edhe me forcat e FNSH­së, të ardhura nga Tirana, kanë kryer kontroll në banesën e Klement Balilit, në fshatin Stjar, Bashkia Delvinë. Burime konfidenciale thanë se fillimisht policia u ka kërkuar familjarëve nëse ndodhej në banesë Klement Balili, ndërkohë që ka vijuar më tej kontrolli i banesës. Burimet thanë që në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Klement Balilit dhe dy fëmijët e tij. Njëri prej vëllezërve të 44­vjeçarit tregoi dje se paraditen e së enjtes, i vëllai është larguar drejt Tiranës dhe që prej atëherë nuk kanë pasur më kontakte me të. Ndërkohë, edhe telefoni i Balilit gjatë ditës së djeshme rezultoi i fikur.

Nga ana e familjarëve të tij pyetjes se nëse drejtori i shkarkuar ishte larguar nga Shqipëria, iu përgjigjën se nuk kishin asnjë dijeni. Pas verifikimit në sistemin TIMS, nuk rezulton që ai të ketë lënë në rrugë zyrtare vendin. Që prej ditës së djeshme, në qytetin e Sarandës janë shtuar edhe dy furgonë me efektivë policie. Pas shpalljes në kërkim të Klement Balilit nga ana e policisë greke, ai shkoi në zyrë për të formuluar dorëheqjen. Më vonë, nga Tirana u mësua se për drejtorin e Transporteve në Sarandë ishte firmosur shkarkimi, me qëllim që autoritetet të jenë të lira të kryejnë veprimet. Vetë Balili i ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, si drejtuesi i grupit që kalonte drogën nga Shqipëria në vendet e tjera të Europës. Sipas tij, dosja penale e tij është e pastër dhe në Greqi, aty ku është lëshuar urdhri i ndalimit, nuk ka qenë që në vitin 2009. Por largimi i tij në mënyrë të paditur ka ngritur të tjera mistere. Një ditë më parë, Policia dhe Prokuroria u përplasën mes tyre në lidhje me hetimin e këtij rasti. Nga ana e Policisë së Shtetit u deklarua se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Prokuroria tha se nga përgjimet e kryera nuk ishte konstatuar emri i Klement Balilit. Për këtë arsye, pritet nga pala greke për të vepruar në këtë rast, edhe pse 44­vjeçari është zhdukur tashmë. /panorama.al

Ju sugjerojmë

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
Para
Parashikimi i motit, shiu nuk po na ndahet

Parashikimi i motit, shiu nuk po na ndahet

Droga/ Zbulohen emrat e 2 vëllezërve shqiptarë të arrestuar në Bruksel

Droga/ Zbulohen emrat e 2 vëllezërve shqiptarë të arrestuar në Bruksel

Video-STOP/ Guroret rrezikojnë shpellën e Pëllumbasit, monument natyror

Video-STOP/ Guroret rrezikojnë shpellën e Pëllumbasit, monument natyror

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
10 Maj, 2025

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com