Një hetim për vrasje të pasluftës pritet që shumë shpejt ta vërë në pranga një zyrtar shumë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditur burime.
Sipas burimeve të Express brenda Prokurorisë, arrestimi i këtij zyrtari të PDK-së, që njëherësh është figurë shumë e njohur publike e kësaj partie të dalë nga krahu i luftës, do të ndodhë nën dyshimin si i përfshirë në dy vrasje të rënda të pasluftës.
Gjatë ditës së enjte ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj është paraqitur në Prokurorinë Speciale nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e dy civilëve shqiptarë, por ai në kohën e luftës.