Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti i fëmijëve, pse fshihet drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika?

2016/05/12 at 3:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SKANDAL/ Aksidenti i Kavajës, ja si drejtori i Rrugëve injoroi gjykatën

Dashamir Xhika vazhdon të heshtë për skandalin që ka përfshirë atë si drejtor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që e sheh të implikuar në një aksident rrrugor që u mori jetën dy fëmijëve.

Televizioni Klan zbuloi se ai ka refuzuar të zbatojë prej 2 vjetësh një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit për të vendosur metalike anësore në vendin ku ndodhi aksidenti, të shtunën e kaluar.

Vendim me numër 2634 është dhënë më 1 Korrik 2014 nga gjyqtarët Valdete Hoxha, Ilir Toska e Edlira Petri.

Por Dashamir Xhika nuk e ka zbatuar atë, edhe pse ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar që e ka dërguar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

I pyetur mbi arsyet e moszbatimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës, drejtori Xhika tenton t’i shmanget përgjegjësisë.

Prokuroria e Kavajës po e heton Dashamir Xhikën pikërisht për faktin se ai ka mbajtur peng në shkelje të ligjit një vendim gjykate për vendosjen e mbrojtësëve metalike si element të domosdoshëm të sigurisë rrugore. Organi i akuzës e sheh atë si përgjegjës për aksidentin rrugor me dy viktima dhe dy të plagosur.

Në lidhje me barrierat mbrojtëse të autostradës Plepa – Golem ai është kallëzuar në prokurori edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

KLSH thotë se Dashamir Xhika ka favorizuar në mënyrë të qëllimshme subjektet private të kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, duke miratuar kërkesën e tyre për ndryshimin e tipit të parmakëve mbrojtës.

Auditi i Kontrollit të Shtetit thekson se “Nëpërmjet këtij ndryshimi në specifikimet teknike të parmakëve mbrojtës të këtij aksi rrugor, ka cënuar me ndërgjegje sigurinë rrugore të këtij aksi, çka përbën një shkelje flagrante të misionit dhe funksionit kryesor të këtij institucioni”.

Auditimi i kryer për periudhën Janar 2014 – Shtator 2015 ka zbuluar gjithashtu se Dashamir Xhika i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 634 milionë lekë ose 4.5 milionë eurosh shtetit, nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. /Tv Klan

Ju sugjerojmë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
Bota

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

4 Korrik, 2025 7:14 pm
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

4 Korrik, 2025 7:02 pm
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
Politikë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

4 Korrik, 2025 6:48 pm
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
Rajoni

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

4 Korrik, 2025 6:39 pm
Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit
Bota

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit

4 Korrik, 2025 6:16 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

4 Korrik, 2025 5:38 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Dashnor Diko: “Kjo është familja ime”(Foto)

Dashnor Diko: "Kjo është familja ime"(Foto)

Bleona Qereti: Nuk kam qime në trup

Bleona Qereti: Nuk kam qime në trup

Njihuni me fotografin që realizoi foton “hit” të Kim Kardashian

Njihuni me fotografin që realizoi foton "hit" të Kim Kardashian

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
4 Korrik, 2025

Kievi u godit natën e kaluar nga një valë  sulmesh me dronë, ku sipas autoriteteve ukrainase mbeti një person i...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
4 Korrik, 2025

Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar,...

Lexo më shumë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
4 Korrik, 2025

Pas rinumërimit të votave të qarkut Fier, rezultoi se socialistja Zegjine Çaushi kishte marrë më shumë vota të pamerituara, duke...

Lexo më shumë

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com