Klemend Balili, drejtori i Transportit Rrugor në Sarandë i përmendur si “Eskodari i Ballkanit”, thotë se gjithçka që flitet për emrin e tij është shpifje politike.
“Unë kam një dëshmi të pastër penaliteti dhe këtë e verifikojnë të gjithë shumë qartë. Akuzohem se kam shkuar në Greqi e po bëja trafikun e drogës. Mediat thonë se jam arrestuar në Greqi, ndërkohë që unë jam në krye të detyrës. Unë kam që nga viti 2009 që nuk kam qenë në Greqi, e kjo vërtetohet shumë mirë edhe nga sistemi TIMS. E vërtetë se mendoja që akuzat politike bëheshin thjesht në kohë fushatash, por kjo fushatë shpifje dhe denigrimi me emra të përveçëm të zyrtarëve të PD-së, do të marrë përfundimisht një zgjidhje ligjore. Këdo që do të përbaltë emrin tim, do ta çoj për shpifje në gjykatë”, shprehet Balili në një prononcim për portalin Newsbomb.
Por si doli emri i Balilit?
Gazeta greke Kathimerini shkruan se është një 44 vjeçar shqiptar nga Saranda me post drejtues në zyrat e shtetit që udhëheq bandën e drogës. Sipas mediave greke, ky person me iniciale K. B. ka ndikim të fortë financiar dhe politik në Shqipëri. Ai kontrollon drogën në Ballkan, shkruajnë mediat greke duke i vënë nofkën Eskobari i Ballkanit. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan Kathemerini më tej Kathimirini.
Pas këtij shkrimi reagoi në facebook deputeti demokrat Genc Pollo duke shkruar se personi në fjalë është drejtor i Transportit në Sarandë. Sipas tij, Klemend Balili është denoncuar në 2014 nga Partia Demokratike.
Lajme per te njejten teme:
A është Klemend Babili, ‘Eskobari’ i veshur me petk zyrtari?