Vëllai i Bledar Tërpollarit, që dy ditë më parë u gjet i therur në një kasolle në zonën e Thesprotias, ka folur për herë të parë për mediat greke.
“Nuk kam dëgjuar kurrë në jetën time për një krim të tillë”, thotë ai.
Vëllai i 25-vjeçarit thekson se nuk i shkon në mendje se kush mund t’ia ketë bërë këtë Bledarit.
Nga ana tjetër ia tregon edhe për precedentin penal të vëllait, duke bërë të ditur se i riu ishte dënuar në Shqipëri me burg pasi kishte vjedhur në një kalë, raporton panorama.
Sa i takon hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Tërpollarit, i cili u gjet me kokë të prerë policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së martës pronarin që kishte punësuar atë si bari si dhe djalin e tij.
Arrestimi i tyre vjen pasi gjatë kontrollit në kasollen ku jetonte pronari dhe bariu shqiptar u gjetën dy kallashnikovë dhe dy pistoleta si dhe municione.
Ndërkohë sipas autopsisë, Bledar Tërpollari është qëlluar me armë zjarri tip shotgun para se t’i pritej koka.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, ku i riu është qëlluar fillimisht në qafë dhe më pas i është prerë koka.