Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja brutale e Mussolinit dhe lidhja me vetëvrasjen e Hitlerit

2016/05/11 at 1:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja brutale e Mussolinit dhe lidhja me vetëvrasjen e Hitlerit

Nga Benjamin Soloway/ Foreign Policy


Si sot 71 vjet më parë, partizanët nëpër pyjet e Italisë veriore ekzekutuan në mënyrë të pashpirt Benito Mussolinin pasi arritën të pengonin përpjekjen e diktatorit për t’u arratisur përmes kufirit me Zvicrën. “Mund ta imagjinoni gjendjen e shokut kur ata e gjetën atë.

Nuk dinin se çfarë të bënin me të”, tha për Foreign Policy, Professor David Kertzer — libri i të cilit, The Pope and Mussolini, fitoi një çmim Pulitzer javën e kaluar. Partizanët e qëlluan Mussolinin së bashku me ndihmësen e tij e tij të re, Claretta Petacci, dhe ia dhanë trupat e tyre një turme të inatosur, e cila i përdhosi kufomat dhe i vari ato me kokë poshtë te Piazzale Loreto në Milano, për t’i shfaqur dhe për t’i ruajtur.

Mussolini dhe Petacci i përgëzuan autoritetet ushtarake amerikane kur mbërritën në qytetin, ku diktatori kishte udhëhequr si një kukull e nazistëvenë të gjithë territorin e tij deri në ditën më të hidhur. Disa ditë më parë, ishin trupat e disa partizanëve që ishin varur në të njëjtin shesh.

Mussolini e udhëhoqi Italinë që prej vitit 1922, dhe duke nisur që nga 1925-a si një diktator fashist, ai predikonte një propagandë të kultit që shpesh fokusohej te trupi i tij, përfaqësimi i së cilës mbizotëroi kulturën vizuale të vendit. Vdekja e tij u shënua nga e njëjta shprehje.

“Prania e tij e kudondodhur bëri që ai të dallohej ditën e nesërme të varjes, pavarësisht shpërfytyrimit të trupit të tij”,- tha Kertzer.

Disa historianë tani besojnë se vdekja e Mussolinit ndikoi gjithashtu te vendimi i Adolf Hitlerit për të kryer vetëvrasje dhe që t’ia digjnin trupin në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, edhe pse historiani Hugh Trevor-Roper argumenton në librin e tij, The Last Days of Hitler, se lajmi që mbërriti nga Milano thjesht sa e përforcoi edhe më shumë atë që ai e përshkruan si “një vendim i pakthyeshëm i vendosur që më parë”.

Lajmi për vdekjen poshtëruese në publik të Mussolinit i mbërriti Hitlerit në radio një ditë më pas, më 29 prill 1945, në Führerbunker-in e nëndheshëm në Berlin, ku ai u izolua dy javë teksa forcat sovjetike i afroheshin kryeqytetit gjerman.

“Kjo nuk do të më ndodhë kurrë mua,” tha Hitleri lidhur me mënyrën se si do të vdiste, sipas deklaratës së bërë nga zyrtari i lartë nazist Hermann Göring që u botua në një gazetë të 1946-s që i referohej gjyqit të Nurenbergut. Të njëjtën ditë, Hitleri përpiloi amanetin e tij. “Nuk dua të përfundoj në duart e një armiku që kërkon një spektakël të ri të organizuar nga çifitët për të zbavitur masat e tyre histerike”,- shkruajti ai.

Më 30 prill, Hitleri i tha lamtumirë rrethit të tij të ngushtë, që përfshinte zyrtarin e lartë Martin Bormann dhe Ministrin e Propagandës Joseph Goebbels. Me rusët thuajse në dyert e tij, Hitleri dhe e dashura e tij Eva Braun, me të cilën sapo ishte martuar, vranë veten dhe dhe u dogjën. Më 1 maj, dita e fundit e mbajtjes së bunkerit nga nazistët, Goebbels dhe gruaja e tij vranë gjashtë fëmijët e tyre dhe veten.

Duke garantuar që që të gjitha shenjat e trupit të tij të shkatërroheshin, Hitleri i ndihmoi Aleatët në një drejtim: Në përpjekjen e tyre për të parandaluar që çdo trashëgimim materiale e Führerit të kthehej në objekt referimi apo pelegrinazhi për fashistët e ardhshëm.

Historia u soll ndryshe me Mussolinin: Ai u varros në një varr pa emër, por radikalët fashistë më vonë e zhvarrosën dhe e fshehën në vende të ndryshme deri kur qeveria italiane vendosi që ta vendostë atë në varrin e familjes.

Më 1945-n, vdekja e Mussolinit u festua gjerësisht nga shtetet aleate si provë e përfundimit të afërt të luftës (Bota e festoi ditën e Evropës më 8 maj, më pake se dy javë më pas). “Fundi fatkeq i Benito Mussolinit shënoi një fund të përshtatshëm për një jetë fatkeqe”,- shkruante “The New York Times”.

“I qëlluar për vdekje nga një togë pushkatimi, së bashku me dashnoren e tij dhe disa udhëheqës fashistë, i pari prej diktatorëve fashistë, burri që mburrej së do të rikthente lavdinë e Romës së lashtë, është tani një kufomë në një shesh publik në Milano, ku një turmë ulëritëse shkelmon dhe pështyn në atë që ka mbetur prej tij”.

Koha nuk e pati kurrë kënaqësinë të shkruante të njëjtën gjë për Hitlerin.



Ju sugjerojmë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Para
Flet balerina që u puth në buzë me Era Rusin: “Ishte diçka që duhej bërë”

Flet balerina që u puth në buzë me Era Rusin: "Ishte diçka që duhej bërë"

Ju kujtohet Ambra Angiolini?! Ja si është sot jeta e saj…

Ju kujtohet Ambra Angiolini?! Ja si është sot jeta e saj...

Familjarët e biznesmenit: Shpëtimi s’ishte bandit. Të gjendet vrasësi

Familjarët e biznesmenit: Shpëtimi s'ishte bandit. Të gjendet vrasësi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
16 Qershor, 2025

Analisti Redi Shehu shprehet se në luftën më të re që ka shpërthyer prej katër ditësh, Izraeli është rreziku më i madh,...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
16 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes  Izraelit...

Lexo më shumë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com