Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familjarët e biznesmenit: Shpëtimi s’ishte bandit. Të gjendet vrasësi

2016/05/11 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Familjarët e biznesmenit: Shpëtimi s’ishte bandit. Të gjendet vrasësi

Babai i 39­ vjeçarit Shpëtim Shala që u ekzekuta me 15 plumba brenda makinës së tij në Durrës, për arsye ende të panjohura, deklaron për News 24 se ndaj familjes së tij po hidhet baltë.


“Nuk kemi asnjë konflikt me askënd. Djali im ishte punëtor, kishte tre vajza për të rritur. Po hidhet baltë mbi familjen tonë dhe ky është një krim. Djali im nuk kishte asnjë precedent penal. Ka pasur një plazh privat”,­ ka deklaruar Muharrem Shala.

Sakaq edhe bashkëshortja e viktimës, Kristina Shala shpreh indinjatën e saj për ato që shkruhen për bashkëshortin e saj. “Jam e indinjuar për ato që thuhen për Shpëtimin, nuk kishte asnjë konflikt. Para se të vritej më telefonoi e më tha, po vij në shtëpi. Shpëtimi nuk i kishte borxhe askujt”.

Ajo më tej apelon: “Drejtësia të gjejë autorët, na lini të qetë në dhimbje. Ju lutem mos na përzieni me çështjen e bandave. Kam për të rritur 3 vajza të vogla”.

Viktima është baba i 3 vajzave të mitura dhe u ekzekutua me automatik në zonën e plazhit, në sektorin “Iliria”, më 8 maj. Autori dyshohet se i ka zënë pritë dhe e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën, që kish hipur në automjet pak çaste pasi ishte ndarë me shokët e tij.

Shpëtim Shala u gjet i vrarë brenda në automjetin e tij tip “Volksëagen”, me targa AA 086 HJ, i cili ndodhej pranë një lokali. Mbi 25 persona janë shoqëruar e po merren në pyetje nga policia e Durrësit për të hedhur dritë mbi krimin dhe autorët. Policia ndërton skenën e krimit.

Krimi ndodhi në mes të një lagjeje të mbipopulluar me pushues e banorë, një rrugicë mes të pallateve, në brezin e parë, pas plazhit privat “Los Logos”, i cili është administruar nga viktima e miq të tij. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e provave materiale të gjetura në
vendngjarje rezulton se autori ende i paidentifikuar nga policia i ka ndërprerë rrugën Shalës, i cili në bazë të gjasave e ka njohur, kjo sepse ka ndaluar dhe ka fikur automjetin.

Autori e ka qëlluar nga një distancë e afërt, rreth një metër, dhe është siguruar që viktima ka ndërruar jetë. Por nuk dihet nëse kanë debatuar apo jo, nëse 39­vjeçari ka folur me atentatorin apo jo, pasi policia që ndërtoi skemën e krimit bëri me dije se autori ka shtënë 15 herë në drejtim të viktimës nga xhami i shoferit, që ka qenë i mbyllur në momentin që është kryer vrasja.

Si pasojë e breshërisë së automatikut në krahun e majtë, viktima ka marrë 15 plumba në trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e krimit dhe ka bërë rrethimin e zonës e shoqërimin e shumë dëshmitarëve, por askush nuk ka dhënë detaje të rëndësishme për identifikimin e autorit të krimit.

Sipas të njëjtave burime, viktima nuk e ka pritur sulmin me armë, sepse ka qenë i paarmatosur, sapo është larguar nga plazhi ku kish luajtur futboll me shokët. Sipas hetimeve, autori ka qenë një person i vetëm dhe ndaj 39­vjeçarit është shtënë vetëm nga një armë.



Ju sugjerojmë

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
Bota

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

17 Qershor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:05 am
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Stresi vijon sulmet ndaj Ramës: “Po ju vjen fundi o fundërrina”

Stresi vijon sulmet ndaj Ramës: "Po ju vjen fundi o fundërrina"

Video/ Shefi i kabinetit të Haxhinastos pronar i karburantit ‘vrasës’

Video/ Shefi i kabinetit të Haxhinastos pronar i karburantit 'vrasës'

Ja kush e sheh më shpesh profilin tuaj në Facebook…

Ja kush e sheh më shpesh profilin tuaj në Facebook...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Për më shumë se 48 orë, izraelitët kanë fituar epërsi ajrore mbi Iranin, një arritje e theksuar nga Kryeministri Netanyahu....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2025

Përgjatë orëve të paradites, territori Shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më më...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 qershor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
17 Qershor, 2025

DASHI Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm dhe kreativitet. Në dashuri jeni...

Lexo më shumë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com