Sherri për gërvishtjen e makinës çon në plagosjen e dy vëllezërve me mjete prerëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të Burrelit, ku sipas të dhënave shtetasit E.M dhe V.M, 21 vjeç, aksidentalisht kanë gërvishtur me motor një automjet.
Kaq ka mjaftuar që ata të përfshihen në sherrin e përgjakshëm. Autorët e dyshuar të ngjarjes Astrit Xhetani, 41 vjeç dhe Gëzim Alimani, 24 vjeç, i kanë goditur vëllezërit me sëpatë dhe thikë.
Si pasojë e kësaj të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila bëri të mundur arrestimin e shtetasit Astrit Xhetani, 41 vjeç dhe Gëzim Alimani.